Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Skandali i Hagës/ E quajti Republikën e Kosovës, “Kosova dhe Metohija”
    POLITIKË

    Skandali i Hagës/ E quajti Republikën e Kosovës, “Kosova dhe Metohija”

    By LAJME 2410/04/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Një dokument i publikuar së fundmi ka zbuluar një skandal të rëndë brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë, ku hetuesit i janë referuar Republikës së Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”. Kjo shprehje që përdoret nga Serbia për ta përçmuar shtetësinë e Kosovës.

    Skandali ndodhi më 11 nëntor 2022 kur po intervistohej Sefer Goxhuli nga hetuesit e ZPS-së. Sipas dokumentit, Goxhuli mbeti i shtangur kur një prej hetuesve e përdori këtë term gjatë leximit të një dokumenti zyrtar. Ai e cilësoi referencën si “thellësisht fyese” dhe më pas e paraqiti rastin pranë Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara në Hagë.


    “Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ është fyes dhe bie ndesh me nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës. ZPS-ja duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës, dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme në një proces që pretendohet se zhvillohet në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në ankesën e Goxhulit. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për një lapsus apo keqkuptim, pasi termi ishte lexuar nga një dokument zyrtar, gjë që ngre dyshime serioze për qasjen e ZPS-së ndaj shtetësisë së Kosovës.

    Nga ana e saj, ZPS-ja e ka pranuar se termi është përdorur gjatë intervistës dhe e ka cilësuar si një gabim të paqëllimshëm. Ata kanë deklaruar se ky nuk është një formulim që përdoret në mënyrë të zakonshme në dokumentet e tyre zyrtare dhe kanë ndërmarrë masa për të mos e përsëritur. Megjithatë, kjo nuk i mjaftoi Sefer Goxhulit, i cili kërkoi që Avokati i Popullit të ndërhynte dhe të konstatonte shkeljen.

    Në vendimin e tij, Avokati i Popullit pranoi se termi ishte fyes për ankuesin, por e hodhi poshtë ankesën, duke u arsyetuar se përdorimi i termit ishte bërë “pa qëllim” dhe se ZPS-ja kishte marrë masa për të shmangur përsëritjen. “Pas shqyrtimit të Kushtetutës së Kosovës dhe të instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, nuk u gjet se ishte shkelur ndonjë e drejtë e mbrojtur”, thuhet në vendim.

    Pavarësisht praniminit të gabimit nga prokuroria, Avokati i Popullit nuk e ka konsideruar atë të mjaftueshëm për ta mbështetur ankesën e qytetarit. Ky rast ka nxitur shqetësime serioze për qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare ndaj shtetësisë së Kosovës dhe sjell pyetje të reja për legjitimitetin e qasjes së tyre. /LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Masakroi me thikë bashkëshorten/ Arrestohet turisti amerikan

    By LAJME 2403/05/20250

    Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) vrau…

    Këmbimi valutor për këtë fillimjave

    07/04/2025

    Shqiptarët punojnë me orët më të gjata në Europë, por paguhen më pak

    01/05/2025

    Kosovë/Votohet raporti për verifikimin e mandateve, betohen deputetët e rinj

    19/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.