Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

    10/05/2025

    Mbështetësit e PD bllokojnë makinën që transportonte para dhe naftë në Dibër

    10/05/2025

    Denoncon kandidati i PD në Korçë: Po blejnë vota, do nxirren fletët e votimit nga QV

    10/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS
    • Mbështetësit e PD bllokojnë makinën që transportonte para dhe naftë në Dibër
    • Denoncon kandidati i PD në Korçë: Po blejnë vota, do nxirren fletët e votimit nga QV
    • Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS
    • Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës
    • Kërkesa për shtyrje orari të votimit në Vlorë, PD kundër: Abuzim me procesin zgjedhor
    • Krime elektorale në ditën e heshtjes/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave
    • Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari në Lushnjë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Shpenzimet buxhetore të 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010
    POLITIKË

    Shpenzimet buxhetore të 2024 në raport me PBB-në, në nivelin më të ulët që nga 2010

    By LAJME 2406/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e dekadës së kaluar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave buxhetore. Por në anën tjetër paaftësia për të përmbushur programin buxhetor në fushën e shpenzimeve, po bën joefikase rishpërndarjen e të ardhurave.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore në raport me PBB-në arritën në 28.9%, duke shënuar nivelin më të ulët në 14 vitet e fundit, që nga viti 2010.


    Shqipëria shënoi një regres në raport me vetveten në aftësinë për të zbatuar ligjin e buxhetit të shtetit në fushën e shpenzimeve, po gjithashtu kishte pozicionin më të keq në rajon.

    Shpenzimet publike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u rritën në vitin 2024, duke arritur mesatarisht në 38.6% të PBB-së, nga 36.8% në vitin 2023. Mali i Zi regjistroi rritjen më të lartë të shpenzimeve me 45.9% të PBB-së, kryesisht për shkak të rritjes së pensioneve minimale dhe shpenzimeve kapitale.

    Bosnja dhe Hercegovina u rendit e dyta për nivelin e lartë të shpenzimeve me 45.3%, ndërsa Shqipëria u rendit në anën tjetër me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në Rajon me vetëm 28.9% të PBB-së e ndjekur nga Kosova 30.1%.

    Banka Botërore analizoi së fundmi se vendet e rajonit rritën shpenzimet buxhetore kryesisht nga pagesat sociale, ku pensionet dominonin pjesën më të madhe të rritjes.

    Mali i Zi regjistroi rritjen më të ndjeshme, 1.7 pikë përqindjeje të PBB-së, nga rritja e pensioneve minimale më të larta, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova përjetuan rritje më të moderuar, ndërsa Shqipëria pati rritjen më të ulët të shpenzimeve për pensionet.

    Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut ndanë pjesë të konsiderueshme të buxheteve të tyre për pensionet, ku të dyja vendet shpenzuan gati një të pestën e PBB-së së tyre për përfitime sociale në vitin 2024.

    Sigurimi i qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemeve shtetërore të pensioneve mbetet një sfidë kryesore për shumicën e vendeve të BP6, duke pasur parasysh presionet në rritje të shpenzimeve, informalitetin dhe popullsinë në plakje.

    Ndërkohë, me përjashtim të Malit të Zi, shpenzimet për pagat publike vazhduan të rriten si përqindje e PBB-së. Maqedonia e Veriut dhe Serbia regjistruan rritjet më të larta me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 pikë përqindjeje të shpenzimeve për paga në raport me PBB-në, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina panë një rritje të moderuar prej 0.2–0.3 pikë përqindjeje.

    Pavarësisht rritjeve graduale të pagave në sektorin publik, fatura e pagave e Shqipërisë mbetet më e ulëta si pjesë e PBB-së me 4.5%, dukshëm nën mesataren rajonale.

    Shumica e vendeve të BP6 po përjetojnë një rimëkëmbje të shpenzimeve kapitale. Mesatarja rajonale u rrit nga 5.2% e PBB-së në vitin 2023 në 5.4% në vitin 2024.

    Serbia kryesoi rajonin me një rritje prej 0.9 pikësh përqindjeje, duke arritur në 7.3%, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilat panë rritje prej 0.7 dhe 0.6 pikësh përqindjeje, përkatësisht. Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistroi një rritje të moderuar prej 0.4 pikësh përqindjeje, ndërsa Shqipëria mbeti në pozicion të njëjtë./ Monitor


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

    10/05/2025

    Mbështetësit e PD bllokojnë makinën që transportonte para dhe naftë në Dibër

    10/05/2025

    Denoncon kandidati i PD në Korçë: Po blejnë vota, do nxirren fletët e votimit nga QV

    10/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

    10/05/2025

    Mbështetësit e PD bllokojnë makinën që transportonte para dhe naftë në Dibër

    10/05/2025

    Denoncon kandidati i PD në Korçë: Po blejnë vota, do nxirren fletët e votimit nga QV

    10/05/2025

    Të shtënat me armë në Peshkopi/ Shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    10/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Berisha për Ramën: Kopjon dhe imiton si majmuni

    By LAJME 2409/04/20250

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Lushnje, nga ku prezantoi kandidatët për…

    Përfshihen nga flakët 3 biznese në Radhimë

    17/04/2025

    Fier/Shtohen rastet me fruth, mjekët: Vaksinojini fëmijët, jo shkaktar i autizmit

    05/04/2025

    Vuçiç injoron kërcënimet e BE: Do marr pjesë në paradën e 9 majit në Moskë

    16/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.