Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës në Kukës
    POLITIKË

    Shou me aeroportin e Vlorës, si ai i zbarkimit të Ramës në Kukës

    By LAJME 2425/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Dikur në opozitë, Edi Rama deklaronte me gojën plot se ata që u thonë se do ngremë aeroporte të reja në një vend aq të vogël sa Shqipëria iu gënjejnë, ndërsa tani po e përdor të njëjtën fabul për fushatë elektorale. Njësoj siç u veprua katër vite më parë me aeroportin e Kukësit sot po bëhet me atë të Vlorës.

    “Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të hapet në ditët e para të maji” ka deklaruar së fundi zv kryeministrja Belinda Balluku, duke theksuar se gjithçka po bëhet gati për fluturimin inagurues që do të kryhet prej kompanisë shqiptare “Air Albania”.

    “Sot, jemi vetëm pak ditë larg nga ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. Në ditët e para të majit, Airalbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal” tha ajo.

    Por sipas të gjithë specialistëve aeroporti i Vlorës ende nuk është gati. Fluturimi që do të bëhet nga kompania ajrore që e përdor edhe Edi Rama për çareterin e tij privat, duket se do të ketë qëllime elektorale. E njëjta fabul, si tani me Vlorën, u përsërit edhe në prag të zgjedhjeve të vitit 2021 me aeroportin e Kuksit.

    Atëhere një avion i kompanisë Wiz Air, u nis nga Londra në Tiranë dhe pasi ndaloi aty sepse kaq i lejohej për një fluturim ndërkombëtar bëri edhe një rrugëtim tjetër Tiranë- Kukës. Rama e përdori këtë zbritje të sforcuar, në 18 prill 2021, për të thënë se ata emigrantë tifozë të PD-së që e kishin akuzuar si gënjeshtar po e shihnin këtë ëndër të bëhej realitet.

    Video/ Kryeministri takon adashin në avion: Ky është Edi Rama dhe

    ⇑Edi Rama në prill 2021 në linjën Tirane Kukës me një pasagjer qe e paraqiti si opozitar qe nuk i kishte besuar kësaj endërre. Poshte pergatitjet e kesaj ceremonie elektorale⇓.

    Natyrisht udhëtimi qe një fallcitet propogandistik që u organizua vetëm si shou për zgjedhjet. Atëherë kryeministri e justifikoi këtë fakt me rregullin se aeroportet e reja fillimisht provojnë me linja lokale për të kaluar më pas tek ato ndërkombëtare.

    Rama sqaron fluturimin nga Rinasi në Kukës, pse avionët nuk ulen dot te aeroporti i ri

    Por fama e atij që kryeministri e konsideronte me mburje si Porta e dytë ajrore e Shqipërisë zgjati pak. Pasi ibëri edhe një inagurim tjetër dhe Zbriti në shkurt 2022 bashkë me ministret në Kukës ku u tha se do kishte nga dy fluturime në javë me destinacion Gjermaninë Austrinë dhe Zvicrën, ky aeroport sot nuk funksionon më. Prej tij nuk ngrihet apo ulet asnjë kompani ndërkombëtare. Ai më tepër shërbeu si shou për fushatën e katër viteve më parë për të gënjyer emigrantët nga veriu, sidomos çunat e Londrës, se do të vinin më lehtë pranë shtëpive të tyre.

    E njëjta fabul po përdoret edhe tani në prag të 11 majit, kur Belinda Balluku, në rakordim me Air Albania po oganizojnë një udhëtim të vetëm sa për efekt të fushatës. Sipas parashikimeve më realiste fluturimet reale nga ky aeroport nuk mund të fillojn përpara nëntorit të këtij viti dhe ajo që do të organizohet para zgjedhjeve është thjeshtë një spektakël. Ky njoftim vjen pas përhapjes së lajmit se kompania Munich Airport International (MAI), një degë e Flughafen München GmbH, ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi i saj në projektin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar në Vlorë. U pretendua se gjermanët e ndërprenë bashkëpunimin  kritikave të shumta nga organizatat mjedisore dhe institucione ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të aeroportit në zonën e mbrojtur të Vjosës dhe lagunës së Nartës, një habitat i rëndësishëm për shpendët e rrallë.

    Dhe që asgjë të mos njollosë punët madhështore të qeverisë është rekrutuar kompania me flamur shqiptar që të kryejë një fluturim simbolik para zgjedhjeve.

    ©LAJME24

     

     

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Bie nga lartësia, 62-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

    By LAJME 2425/04/20250

    Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur…

    Berisha: Takimi rradhës me diasporën në Brescia të Italisë

    11/04/2025

    Bie në kontakt me rrymën elektrike në tarracën e banesës, vdes 52-vjeçarja në Tiranë

    13/09/2023

    Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti

    14/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.