Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë, flet eksperti i sigurisë në Beograd
    AKTUALITET

    Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë, flet eksperti i sigurisë në Beograd

    By LAJME 2429/09/20233 Mins Read
    Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë, flet eksperti i sigurisë në Beograd
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Një ekspert i sigurisë në Serbi i ka dhënë shuplakë të fortë Beogradit për sulmin në Kosovë. Ai tha se nuk ka mundësi që shërbimi sekret serb të mos ketë qenë në dijeni të asaj që ndodhi në Veri.

    Srdan Hercigonja deklaroi se duke pasur parasysh historinë e ngjarjeve në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë e përmasave dhe aq afër kufirit mund të ndodhë, pa e ditur struktura të caktuara të sigurisë.


    “Pyetja e vetme është se në cilin nivel të atyre strukturave dihej kjo. Mendimi im bazohet në informacionet që kam dhe duke pasur parasysh historinë e incidenteve në Kosovë, është e vështirë që diçka e tillë të ndodhë pa dijeninë e strukturave tona. Dhe nëse nuk e dinin, atëherë është një gabim i madh dhe në atë rast do të duhej të përcaktohet përgjegjësia.

    Përcaktimi i përgjegjësisë nuk është kompetencë kushtetuese e Aleksandër Vuçiçit, por meqenëse është ai që vazhdimisht inicon dhe kërkon përgjegjësi, edhe në këtë rast mund t’i sugjerojë Qeverisë që të inicohet procedura për përcaktimin e përgjegjësisë.

    Kjo është puna e qeverisë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kemi dëgjuar nga ministritë tona apo nga kryeministri se çfarë kanë bërë aparatet tona të sigurisë”, tha Hercigonja.

    Duke komentuar sulmuesit në Banjska, ai theksoi se ata mund të quhen “një lloj njësi paraushtarake, parapolicore apo parapartiake” nëse vërtetohet se Milan Radoiçiç ishte një nga organizatorët e incidentit.

    “Dhe kjo është shumë domethënëse, sepse pastaj përfshihet edhe elementi politik. Dhe të gjitha provat që i kemi deri më tani, dhe nëse marrim parasysh rolin e tij në Kosovë, është thjesht e pabesueshme që diçka e tillë të organizohet atje pa dijeninë dhe miratimin e tij.

    Po, mund të themi se është një forcë parapolicore, sepse ai është nënkryetar i Listës Serbe, e cila është përfaqësuesi i vetëm legjitim politik i serbëve në Kosovë. Dhe nëse konstatohet përfshirja e tyre dhe i gjithë ky rast cilësohet si akt terrorist si në BE, ashtu edhe në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, do të ketë pasoja të konsiderueshme në lidhje me negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Kjo do të thotë se Lista Srpska e humb legjitimitetin e saj si bashkëbisedues, sepse nuk mund të negociosh me një organizatë terroriste dhe çfarë mund të ndodhë nëse vërtetohet përfshirja e Radiçiçit”, shpjegoi Hercigonja.

    Duke komentuar faktin se KFOR-i nuk ka ndërhyrë në konfliktin e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe sulmuesve në Banjskë, Herzigonja ka theksuar se KFOR-i konsideron se në bazë të analizave operative nuk ka pasur nevojë të ndërhyhet.

    “Ata ndërhyjnë vetëm kur popullata kërcënohet seriozisht, dhe atëherë ka edhe një lloj marrëveshjeje dhe praktike. Dhe praktika e fundit është që as KFOR-i dhe as EULEX-i nuk ndërhyjnë nëse nuk duhet. Kjo do të thotë se policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dhunës”, shpjegoi Hercigonja.

    Duke komentuar rolin e Radoiçiçit në Banjska, ai tha se nuk ka mundësi që Radoiçiç të ekstradohet në Prishtinë, si dhe se ai tashmë është akuzuar për gjëra të tjera para institucioneve të Prishtinës, por se gjatë gjithë kohës është në Serbi.

    “Ai mund të përgjigjet para institucioneve të Prishtinës vetëm nëse diçka ndryshon në mënyrë drastike në raport me mbështetjen që ka nga Beogradi”, përfundoi ai. 


    beogradi vucic vulin
    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Ja kë takoj Egla në Komunen e Parisit(FOTO)

    29/05/2024

    Luli Basha zgjohet nga gjumi dhe i përgjigjet Ramës: Eja ta bëjmë…

    11/01/2024

    “Fluturojnë” çmimet në fundvit/ Pensionistët: Çmimet shumë të larta, nuk blejmë dot as zarzavate dhe fruta

    30/12/2023
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    SPORT

    U turpërua në “Air Albania”, Shqipëria shkarkon Fernando Santos nga stoli i Polonisë

    By LAJME2413/09/20230

    Ajo që flitej prej disa ditësh është bërë realitet. Fernando Santos nuk është më trajner…

    Netanyahu bëhet lideri i parë që do të negociojë me Donald Trump për tarifat

    05/04/2025

    Kremlini konfirmon misionin rus në Turqi/ Prania e Putinit mbetet ende mister

    14/05/2025

    Operacion antidrogë në Belgjikë/ Zbulohen 3 plantacione me marijuanë

    28/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.