Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos. Masivi i një minerali është shembur. Ai ka marrë me vete një fadromë, ndërsa fati i drejtuesit të saj nuk dihet ende. Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji.
Fabrika në të cilën përpunohej kromi ishte marrë me qira dy shtetas kinezë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë e dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit fadromë.