Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Shehaj: Ose Rama do të shkojë në burg, ose drejtësia do të dështojë
    POLITIKË

    Shehaj: Ose Rama do të shkojë në burg, ose drejtësia do të dështojë

    By LAJME 2403/05/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia.

    Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg.


    Shehaj përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt si shembull të një realiteti që shumë nuk e kanë besuar se mund të ndodhë.

    “Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.”

    Sipas Shehajt, më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të ndërpresin një sistem të kalbur, ku të akuzuarit për korrupsion promovohen dhe mbrohen nga politika.

    “Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm që thjesht duan të punojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, por për dekada janë qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët ua kanë bërë të pamundur jetesën.”

    “Çfarë kanë bërë? Thjesht iu kanë marrë shpirtin, nuk i lënë të punojnë. Dhe çfarë bëjnë sot, që ka ndodhur një ndryshim i madh? Unë kam marrë fletën e votimit… Degjojmë shpesh që Edi Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza…”, u shpreh Shehaj, duke iu referuar reagimeve të ndryshme të Ramës në varësi të interesave personale, përfshirë momentin kur Erion Veliaj u arrestua dhe Partia Socialiste reagoi me presion mbi drejtësinë.

    Lexo më tej: PERPLASJA/ Shehaj i përgjigjet ironisë së Ramës për vizitën në Mar-a-Lago 

    Shehaj theksoi se tre kandidatë aktualë në listat e PS-së në Tiranë janë nën hetim nga SPAK: Olta Xhaçka, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

    “E dini pse akuzohet Klotilda nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Imagjinoni, Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë, ndërkohë që ajo vetë është nën hetim për ta penguar atë. E kuptoni çfarë talljeje?”, tha ai.

    Më tej, Shehaj shtoi:

    “Edi Ramës nuk i intereson fati i këtyre njerëzve. Ai i fut në lista sepse ka nevojë të mbrojë vetveten. Nëse drejtësia vazhdon të funksionojë, Edi Rama do përfundojë në burg. Ose drejtësia do të dështojë, ose Edi Rama do të shkojë në burg. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë” – u shpreh Shehaj.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Aksident i rëndë në aksin Kukës-Krumë, plagosen 3 persona

    By LAJME 2416/04/20250

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, ku dy automjete janë përplasur…

    Vuçiç dhe Fico “sëmuren” përpara takimit me Putin në Moskë

    05/05/2025

    Përplasje Rama – Doshi? Socialdemokratët ankohen për presione nga “Vëllai i madh”

    08/04/2025

    Thirret për të tretën herë në SPAK kreu i Komisionit të prokurimeve

    22/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.