Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Sezoni turistik, Himara mes rrugës katastrofë dhe fishekzjarreve të 11 Majit
    POLITIKË

    Sezoni turistik, Himara mes rrugës katastrofë dhe fishekzjarreve të 11 Majit

    By LAJME 2404/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Shpërthimet e fishekzjarreve natën e së shtunës në Himarë nuk u ndalën për thuajse 15 minuta, pasi shenjuan çeljen e sezonit të ri turistik. Gjatë të gjithë ditës, në qytet ishin organizuar disa aktivitete, por në mbrëmje Himara priti kryeturistin Edi Ramën, që është në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare.

    Balerina që performon mbi Himarë të shtunën në mbrëmje, pamjet ERTV
    Balerina që performon mbi Himarë të shtunën në mbrëmje, pamjet ERTV

    Nga ajo çfarë dukej në kamerat e ERTV, festimet e mbrëmjes nisën me një balerinë që performon e varur mbi një litar, (foto lart) ndërsa banda frymore e Korfuzit kryente përgatitjet e fundit për parakalimin para qytetarëve të grumbulluar me rastin e festimeve.


    E vërteta është që në aktivitet nuk kuptohej ku niste kremtimi për t’i joshur turistët me netët e sezonit turistik të Himarës dhe ku mbaronte ftesa për të votuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste në 11 Maj.

    Kandidatët e PS për 11 Majin, Vlorë
    Kandidatët e PS për 11 Majin, Vlorë

    Jo më kot, në radhën e parë të turmës së njerëzve që ndiqnin fjalimet politike, veç kryeturistit ishin kapardisur edhe kandidatët socialistë të 11 Majit, me në krye drejtuesin politik të Vlorës, Bledi Çuçi.

    Video më poshtë:

    “Vangjeli na ka përgatitur një surprizë spektakolare,” i paralajmëroi Rama qytetarët në fjalën e tij, duke shtuar se Tavo e kishte paralajmëruar se një spektakël si ky nuk e kishte parë as në Vlorë dhe as në Sarandë.

    Dhe vërtet, bataret e fishekzjarreve që ndriçuan Himarën, nuk kishin të mbaruar.

    Shpërthimi i fishekzjarreve në Himarë, 3 Maj
    Shpërthimi i fishekzjarreve në Himarë, 3 Maj

    Plasjet e raketave kineze të kujtonin skenat e filmave të Bollywood. Ato i dhuruan Himarës një ndriçim të rrallë duke ekspozuar pjesën më të bukur, atë që sheh nga deti. Për anën tjetër të qytetit, atë në pjesën e pasme, u fol shumë pak.

    Kryebashkiaku, Vangjel Tavo e ceku si një shfajësim, jo para qytetarëve, por para kryeturistit, Edi Ramës që me sa duket kishte mbetur i pakënaqur kur kishte parë se punimet në rrugën kryesore ishin zvarritur.

    “Duke ardhur këtu isha i detyruar t’i përgjigjesha një vërejtjeje të kryeministrit, që më tha ‘Vangjel çfarë është kjo rrugë? Pse nuk e keni asfaltuar?”, rrëfeu Tavo. Dhe pastaj shtoi: “Ne nuk shtrojmë rrugë elektorale, por duam të shtrojmë rrugët e Himarës me cilësi që të jetojnë po aq sa…. Kjo është arsyeja pse nuk kanë përfunduar, dhe pritet që javës tjetër të kenë përfunduar, gjithnjë duke ruajtur standartin” tha ai në fjalën e tij.

    Në realitet, rruga e Himarës ishte një katastrofë, aq sa nuk kuptohet ky nxitim për t’u prezantuar me një shëmtirë të tillë në ditën e parë të sezonit turistik.

    Disa banorë të zonës, që preferuan të mbeten anonimë, thanë se pak javë më parë kishin qenë duke u ankuar nga balta, por tani kanë kuptuar se ishin gabim. Pluhuri që ngrihej në ditët me diell ishte bërë i padurueshëm.  U zinte frymën, krijonte papastërti në ambjentet e bizneseve të tyre dhe me siguri do t’ua largonte klientelën.

    Natyra e ka bekuar Himarën me bukuri të rralla: det të kristaltë, gjire të mrekullueshme, kuzhinë fantastike, por siç duket kjo nuk mjafton. Tenderat për rrugët dhe kanalizimet janë në dorë të autoriteteve të bashkisë, që drejtohen nga Vangjel Tavo. Para se të niste sezonin, ky duket se e ka pasur mendjen të kënaqte kryeturistin Edi Rama me fishekzjarre, me balerina dhe me bandën frymore mbrëmjen e së shtunës.

    Rruga kryesore e Himarës një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
    Rruga kryesore e Himarës një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik

    Por në ditët e zakonshme, jo kur vjen kryeturisti, ky është një qytet që gëlon nga turistët dhe makinat e shumta, por siç mund ta shihni nga pamjet, këto detyrohen të lëvizin në një rrugë katastrofë

    Rruga hyrëse e Himarës, në anën e majtë kanali i hapur nga punimet
    Rruga hyrëse e Himarës, në anën e majtë kanali i hapur nga punimet

    Që në hyrje të qytetit nga ana veriore, oferta për turistët janë zhavorri dhe zifti të hedhur kuturu, sa për sy e faqe. Dhe ndërsa pushuesit vijnë për ajër të pastër, gjejnë pluhur që të grric mushkëritë dhe një qytet ku në vend të shplodhjes, gjen rrëmujën e një kantieri ndërtimi.

    Rruga në brendësi të qytetit, mjetet nuk punojnë
    Rruga në brendësi të qytetit, mjetet nuk punojnë

    Se sa të shqetësuar janë autoritetet për këtë, vlen të dëgjohet pohimi cinik që Vangjel Tavo u bëri qytetarëve të Himarës, kur u tha

    “Unë i bëj thirrje çdo qytetari të Himarës, le të jemi ne fytyra më e mirë e vendit tonë me mikpritje që nuk pret shpërblim, me pastërti që nuk kërkon duartrokitje dhe me korrektësi që buron nga ndërgjegjia” tha Vangjel Tavo.

    Rruga në brendësi të Himarës, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
    Rruga në brendësi të Himarës, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik

    Por në realitet, siç tregojnë pamjet, pastërtia ishte mision i pamundur në Himarë. Para se t’u kërkojë bashkëqytetarëve t’u buzëqeshin turistëve, bën mirë të garantojë shërbimet minimale nga bashkia, ato që shkojnë përtej spektaklit me fishekzjarre apo bandave frymore, që ndoshta e kënaqin aty për aty kryeturistin Edi Rama, por ia bëjnë jetën llum njerëzve që jetojnë aty dhe largojnë pushuesit.LAJME24

    Rruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
    Rruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
    Rruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes së sezonit turistik
    Rruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes së sezonit turistik
    Rruga e papërfunduar para bashkisë së Himarës, një ditë pas çeljes së sezonit turistik
    Rruga e papërfunduar para bashkisë së Himarës, një ditë pas çeljes së sezonit turistik
    Rruga pranë shëtitores, në hyrje të Himarës
    Rruga pranë shëtitores, në hyrje të Himarës


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    SHOWBIZ

    Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

    By LAJME2423/09/20230

    Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale,ku ndan vazhdimisht…

    Ushtronin pröstitucion dhe kërcënonin klientët për t’u marrë para, 3 të arrestuar

    24/04/2025

    Tritol makinës së mjekes në Tiranë

    01/05/2025

    Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

    02/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.