Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Serbia, qendra kryesore e fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor
    POLITIKË

    Serbia, qendra kryesore e fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

    By LAJME 2419/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit rus, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Përqendrimi i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë autorët e hulumtimit, Jacob Udo-Udo Jacob dhe Georgi Angelov.


    Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari e Universitetit Amerikan në Bullgari, nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, ka analizuar mbi 640 mijë artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 shtete.

    Sipas kësaj qendre, ky rrjet shërben për përhapjen e dezinformatave të lidhura me Rusinë.

    Duke u bazuar në numrin e artikujve të publikuar për banor, Serbia renditet e katërta ndër të gjitha shtetet e përfshira në hulumtim, pas Moldavisë, Letonisë dhe Estonisë. Pas Serbisë janë Armenia, Gjeorgjia, Sllovakia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Portugalia, Hungaria, Greqia dhe Ukraina.

    “Serbia është e cenueshme dhe cak i dezinformatave për disa arsye. Këtu përfshihen lidhjet historike me Rusinë, kontradiktat e thella të brendshme dhe problemet me lirinë dhe kontrollin e mediave”, shpjegon bashkëautori i hulumtimit, Georgi Angelov në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

    Jacob Udo-Udo Jacob thekson se një nga arsyet është mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

    “Serbia është mikpritëse e një pranie të fortë mediatike pro-Kremlinit, ka shtyrë integrimin në Bashkimin Evropian dhe ndikon gjeopolitikisht në Kosovë”, vlerëson ai.

    Duke analizuar 643.600 artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, Qendra ka konstatuar se mbi gjysma (52 për qind) e përmbajtjes është drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit.

    Mediat ruse të sanksionuara në BE, të mirëpritura në Serbi

    Në Serbi, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, mediat ruse që publikojnë në gjuhën serbe veprojnë pa pengesa.

    Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2015 u hap redaksia e “Sputnik” në Serbi. Ky medium funksionon nën agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Rossiya Segodnya”, e financuar nga shteti rus.

    Serbia është edhe i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku operon edhe televizioni shtetëror rus RT (ish-Russia Today), i themeluar në nëntor të vitit 2022, tetë muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

    RT, një media nën kontrollin e Kremlinit e financuar nga buxheti shtetëror, është ndaluar në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022.

    Është cilësuar si një kanal kyç për përhapjen e propagandës ruse dhe është subjekt i një pakete të gjerë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

    Sever: “Evropa po e kthen kokën” nga ajo që po ndodh në Serbi

    Maja Sever, presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), në një deklaratë për REL-in e ka përshkruar “vërshimin e dezinformatave dhe presioneve” në Serbi si “tronditës”.

    “Rusët kanë interesat e tyre dhe për këtë arsye, duket qartë se kanë investuar burime dhe energji për përhapjen e dezinformatave në Serbi. E vetmja përgjigje është gazetaria e lirë dhe profesionale”, theksom ajo.

    Sever thekson se në lidhje me përhapjen e dezinformatave ruse në Serbi, por edhe me presionin ndaj mediave të lira e të pavarura, “mungon krejtësisht” një reagim më vendimtar nga Bashkimi Evropian, me të cilin Serbia ka filluar negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014.

    Ajo tregon se javën e kaluar, gjatë një aktiviteti të Misionit për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias në Serbi, bashkë me kolegë nga organizata të tjera ndërkombëtare, i ka përcjellë përfaqësuesit të Delegacionit të BE-së në Beograd mesazhin se mungesa e reagimit nga BE “është e papranueshme”.

    “Mesazhi ynë kryesor gjatë vizitës treditore, si publikisht ashtu edhe në takime, ishte se Evropa po e kthen kokën dhe po bën sikur nuk sheh çfarë po ndodh këtu, dhe kjo nuk guxon të ndodhë”, thotë Sever për REL.

    Ajo shton se në kuadër të misionit, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së në Beograd që BE-ja të ngrijë negociatat me Serbinë për kapitullin 23, që lidhet me të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të mediave.

    Serbia prej vitesh ka shënuar rënie në aspektin e lirisë së shprehjes dhe mediave, për çka kanë paralajmëruar edhe organizata të shumta ndërkombëtare, si Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Amnesty International.

    Përmirësimi i lirisë së mediave në Serbi është një nga rekomandimet e fundit në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

    Çfarë është rrjeti “Pravda”?

    Sipas hulumtimit, rrjeti “Pravda” u shfaq pasi mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik u ndaluan në BE pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

    Deri në fillim të vitit 2025, ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit” që përbëhej nga rreth 190 faqe në 83 vende, duke përhapur propagandën ruse në dhjetëra gjuhë.

    “Pravda është nyja lidhëse e disa rrjeteve të përhapjes së dezinformatave të lidhura me shtetin rus. Këto rrjete përhapin narrativë që nxisin ndjQENDRAenja antievropiane dhe antiperëndimore”, thotë Georgi Angelov.

    Ai shton se përmes rrjetit Pravda rriten tensionet sociale dhe etnike në rajonet e synuara, dhe se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë i mundur vetëm për vendet që nuk kanë konflikte të hapura apo probleme të pazgjidhura me fqinjët. Reformat demokratike janë gjithashtu ndër kushtet kryesore për integrimin euroatlantik./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama: Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës

    By LAJME 2406/05/20250

    Kryeministri Edi Rama teksa po iu përgjigjej pyetjeve të komentuesve në rrjet u shpreh se…

    Sondazhi i fundit/ Kush do i fitonte zgjedhjet nëse shqiptarët do të votonin sot

    23/04/2025

    “Lonely Planet”: Shqipëria, më e mira për udhëtime në 2023

    18/09/2023

    Atentati në Lundër, ngatërrimi fatal i dy makinave dhe hijet e hakmarrjes së vjetër

    18/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.