Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në fokus të diskutimeve ishin problemet me demokracinë, situata e kriminalitetit, pastrimi i parave, përdorimi i pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.
Eurodeputetët ngritën shqetësimin për rënien e demokracisë, kapjen e drejtësisë, kriminalitetin dhe korrupsionin e lartë, si edhe përdorimin e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Ata parashtruan pyetje ndaj përfaqësuesve të thirrur nga Shqipëria për seancën dëgjimore dhe kërkuan informacione për masat e marra.
“Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë”, tha njëri prej eurodeputetëve.
Pyetjet dhe konstatimet nga të pranishmit:
Michael Gahler (Grupi EPP): Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë cështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur? Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë ketyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqëndrohemi të çështjet negative në keto momente gjatë garës zgjedhore.
Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja.
Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?
Rihards Kols (Grupi Konservator dhe Reformist): Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike. Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.