Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën

    14/05/2025

    4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

    14/05/2025

    Keir Starmer në Tiranë, viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura

    14/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën
    • 4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin
    • Keir Starmer në Tiranë, viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura
    • 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021
    • Lapaj sinjalizon se nuk do ta djegë mandatin, ndryshe nga premtimi para zgjedhjeve
    • PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2. Kush hyn në Parlament
    • Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon hetimin e Olta Xhaçkës
    • Grabitje në Francë/ Arrestohen gjashtë hajdutë shqiptarë
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim
    POLITIKË

    Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim

    By LAJME 2414/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga Dorian Kodra

    Ideja e një fronti të madh opozitar, që duhej t’i linte mënjanë inatet e vogla dhe ndarjet ideologjike për të shpëtuar demokracinë, është artikuluar vazhdimisht nga analisti Fatos Lubonja, i cili tek qeverisja e Edi Ramës ka parë prej vitesh rrugëtimin drejt autokracië, që ai e quan herë “putinizëm” e herë “tirani e mazhorancës”, apo “narkoshtet”.


    Si shembull se si duhet rrëzuar modeli qeverisës i Edi Ramës, Lubonja përshkruante atë që ndodhi në Izrael pak kohë më parë, ku e gjithë opozita, presidenti, shoqëria civile u bashkuan dhe dolën në shesh bashkë me sindikatat drejt një greve të përgjithshme për ta ndaluar kapjen e drejtësisë nga Netanjahu.

    “Teza ime është që nuk fiton dot kushdo qoftë, kur janë kapur të gjitha institucionet. Atëherë duhen bashkuar të gjitha forcat. Unë u kam bërë thirrje të gjithëve nëpërmjet shembullit izraelit” shprehej ai para 11 Majit.

    Por propozimi i Lubonjës ra në vesh të shurdhër dhe u refuzua nga elementët opozitarë, jo vetëm për shkak të paaftësisë për t’i tejkalur inatet e vogla, por edhe sepse askush prej tyre nuk arriti t’i kuptojë përmasat e partisë-shtet që kishin përballë. Pretendimet kundër një bashkimi të madh opozitar ishte se një aleancë me dyshen Berisha-Meta njollos njësoj, pra është po aq mëkatare në thelb, sa edhe flirti me sistemin e korruptuar dhe klientelist të Edi Ramës.

    Nga shenja e barazimit që politikanët e rinj vendosën mes Ramës dhe Berishës, analisti Fatos Lubonja i përmblodhi këta me termin “të baraslarguarit”.

    “Një pjesë nga këta nuk e quan as regjim, nga këta të baraslarguarit. Duket sikur jemi vend normal, në një vend që vetëm se është Berisha dhe Meta të pabesueshëm për shkak të së kaluarës së tyre (dhe këtu ka për të folur sa të duash), nuk fiton opozita, se përndryshe mund të fitojë” shprehej Lubonja.

    Lubonja e pati parashikuar humbjen dërrmuese të opozitës në 11 Maj, jo si problem të brendshëm përfaqësimi të opozitës, por si pamundësi e rrëzimit të një regjimi si ky i Ramës me mjetet normale që ofron një demokraci.

    “Me identitetet e tyre këto forca të reja që janë kundër regjimit duhet të shkojnë në këtë front dhe nesër të bëjnë debat me Berishën, t’i vënë kushte Berishës. Këta as nuk mendojnë të shkojnë tek Berisha sepse të baraslarguarit thonë që edhe Berisha është njësoj dhe duhet përjashtuar nga politika. Ky është problemi” ngulmonte Lubonja para zgjedhjeve.

    “Të baraslarguarit” u paralajmëruan se i priste përpara një katastrofë elektorale dhe ashtu ndodhi. Partitë e reja të opozitës, jo vetëm refuzuan të bashkohen me koalicionin Berisha-Meta, por hodhën poshtë edhe një mundësi bashkëpunimi mes tyre.

    PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

    Për pasojë, në 11 Maji thuajse të gjithë “dogjën” një numër shumë të madh votash, që iu besua nga mbështetësit e tyre.

    Dyshja Shabani-Lapaj që shohin njësoj të keqen, si tek Berisha edhe tek Rama, morën vetëm 1 deputet në Tiranë megjithëse në të gjithë Shqipërinë kanë 49 mijë e 393 vota, pa llogaritur mbështetjen në diasporë.

    Agron Shehaj, që refuzoi ftesën e PD dhe Lapajt për koalicion, arriti të marrë vetëm 2 deputetë në Tiranë megjithëse në rang vendi iu besuan 43 mijë e 25 vota. (numërimi i diasporës ende nuk ka përfunduar).

    Arlind Qori, si dogmatik i pakompromis që përjashtonte çdo mundësi bashkëpunimi me të tjerë, me vështirësi mori një deputet në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin iu besuan 20 mijë e 264 vota.

    Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj dështuan dhe nuk morën asnjë deputet dhe në të gjithë vendin arriten tek 5 mijë e 533 vota, më pak se Lulzim Basha që në të gjithë vendin mori gati 19 mijë e 461 vota.

    Edi i Katërt drejt parlamentit me mbi 80 mandate

    Votat e opozitarëve që refuzuan koalicionin e madh

    Lapaj – 49 mije e 393

    Shehaj- 43 mijë e 25 vota

    Qori – 20 mije e 264

    Shehi- 5 mije e 533 vota

    Lulzim Basha KEA – 19 mije e 461

    Nëse të gjitha partitë e reja, ata që Lubonja i quante “të baraslarguarit” të paktën do bëheshin bashkë, do të kishin mbledhur 138 mijë vota në rang kombëtar dhe me gjasë në disa qarqe do të kishin disa deputetë më shumë.

    Por çfarë do të ndodhte nëse shkohej më tej; nëse realizohej ideja e një fronti të përbashkët opozitar edhe me Berishën, edhe me Metën, me Lapajn, Shabanin, Shehajn, Qorin, Bashën, Dash Shehin etj?

    Edhe atëherë për opozitën situata do të ishte humbëse, pasi gjithsej opozita do të kishte mbledhur 630 mijë vota brenda vendit, thënë ndryshe gati 100 mijë vota më pak se Edi Rama, që arriti rreth 730 mijë vota.

    Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

    Në përfundim, matematika duket sikur e rrëzon tezën e Lubonjës, sipas të cilit bashkimi në një front të madh opozitar mund ta rrëzojë Edi Ramën. Në fakt rezultati e përforcon teorinë e tij për një arsye të thjeshtë; edhe duke lënë mënjanë inatet e vjetra, ambiciet meskine apo sofizmat ideologjike, jemi në situatën kur Edi Rama e ka deformuar aq keq sistemin, duke kapur gjyqësorin, mediat, policinë, bashkëpunimin me krimin dhe ka bashkuar patronazhimin me shërbimet publike, sa që është thuajse e pamundur të rrëzohet me votë.LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën

    14/05/2025

    4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

    14/05/2025

    Keir Starmer në Tiranë, viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura

    14/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Rama mban fjalimin e fitores: Shqipëria zgjodhi dritën, jo errësirën

    14/05/2025

    4 kutitë e fundit në Durrës, PS vijon kryesimin

    14/05/2025

    Keir Starmer në Tiranë, viziton nesër Muzeun e Forcave të Armatosura

    14/05/2025

    55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

    14/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

    By LAJME 2411/04/20250

    Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit…

    Vràsja e Ilaria Sulës, policia kontrollon sërish në banesën e të dashurit

    05/04/2025

    Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec

    10/05/2025

    Këmbimi valutor për ditën e sotme

    16/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.