Policia ka dhënë njoftimin për shembjen e masivit të dheut në Gramsh që zuri poshtë dy punonjës. Viktimat janë shtetasit me iniciale A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën poshtë masivit të dheut. Shembja e dheut ndodhi gjatë punës në një kantier ndërtimi në fshatin Holta.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.