Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Rrëfimi i vrasësit të Ilaria Sulës: “I rashë me thikë nga pas.. bërtiti pak”
    POLITIKË

    Rrëfimi i vrasësit të Ilaria Sulës: “I rashë me thikë nga pas.. bërtiti pak”

    By LAJME 2415/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Pasi vrau Ilaria Sulën, 23-vjeçari Mark Samson, ish-i dashuri i saj, u përpoq të mashtronte të gjithë duke i bërë të besonin se ajo kishte ikur me një djalë tjetër. Kjo ka dalë në dritë nga kopjet e sekuestruara nga hetuesit e seksionit të vrasjeve në Policinë e Romës, laboratorit të kriminalistikës dhe komisariatit të San Lorenzos, të cilët po hetojnë vrasjen e 22-vjeçares në banesën e Samson, ndërsa prindërit e tij ishin në shtëpi.

    Në një rrëfim tronditës, të dhënë para prokurorit publik dhe gjyqtares hetuese Antonella Minnuni, Samson tregoi me qetësi dhe gjakftohtësi aktin e femicidit që ka kryer: “I dhashë dy goditje me thikë nga pas, me thikën që kishim përdorur për të prerë mortadelën. Ilaria nuk kuptoi asgjë, bërtiti pak.”

    “Vdiq menjëherë” Në atë moment gjyqtarja, gjatë një seance që zgjati pesë orë, e pyet Samsonin: “Pra, ajo vdiq menjëherë?” Samson përgjigjet: “Vdiq menjëherë.”
    Gjyqtarja vazhdon me një tjetër pyetje: “Më pas, ti gjendesh me trupin e Ilarias në dhomën tënde pa jetë, në orën 11 të mëngjesit të datës 26 mars. Çfarë bëre?” “E vendosa në dy thasë, që kisha në kuzhinë,” përgjigjet Samson.

    “Dalëngadalë – thotë ai mes lotësh – po kuptoja çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se vetja. Atëherë më kujtohet një shprehje që më tha gjyshi im para se të vdiste: ‘Për gjithçka ka një zgjidhje, përveç të vdekurve’.”

    “E fsheha brenda një valixheje”– “Kontrollova nëse ishte gjallë Ilaria – vijon ai – por kishte vdekur, ishte në tokë, i vendosa një thes mbi kokë deri në bel, pastaj mbeta aty i ngrirë dhe i traumatizuar për atë që kisha bërë. Ndihesha bosh. Atëherë vendosa ta fsheh brenda një valixheje që gjeta në dhomën e prindërve të mi. Më pas e nxora nga dhoma ime (në korridor), pasi e kisha mbështjellë me dy thasë të tjerë, një mbi kokën e valixhes dhe tjetrin te këmbët.”

    Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, nuk përjashtohet që para se ta godiste për vdekje me thikë, Samson ta ketë goditur për ta lënë pa ndjenja ish-të dashurën e tij.

    Mashtrimi në chat duke u shtirur si Ilaria- Por nuk mbaron këtu. Samson dyshohet se ka çuar mesazhe mashtruese përmes chat-it, duke u shtirur si Ilaria në biseda me shoqet e saj. Në një prej mesazheve të zbuluara nga hetuesit, ai shkruan: “Sofi, nuk e di nëse po bëj një marrëzi, por po shkoj në shtëpinë e një tipi që kam njohur në rrugë.” Bisedat mes shoqes së Ilarias dhe Mark Samson, i cili kishte marrë identitetin e ish-të dashurës së tij, datojnë më 26 mars, menjëherë pas vrasjes së studentes.

    Fotoja e një djali tjetër me trupin e zhveshur – Gjatë përpjekjes për të devijuar hetimin, në fillim të bisedës, shoqja e Ilarias duket se beson se po flet me të vërtetë me të. Në një moment ajo i shkruan:
    “Ki kujdes.” Në përgjigje, Samson i dërgon një foto të një djali me bust të zhveshur, ulur në një lisharëse. Më pas, duke u shtirur si Ilaria, ai shkruan:

    “Jemi parë te dalja e La Sapienza dhe më pyeti nëse doja të dilnim sot, ashtu kot. Kam bërë diçka të keqe”

    Shoqja e pyet më pas: “Pra? E bëtë?”

    “Ilaria” e rreme i përgjigjet: “Kam bërë diçka të keqe.”

    Kur shoqja i kërkon t’i dërgojë vendndodhjen dhe të bëjnë një video-thirrje, përgjigja është: “Nuk mundem ciccia, më fal, jam në mut…, por do dal vetë prej saj.”

    Dhe kështu farsa bie poshtë. Mesazhi i fundit që i dërgon shoqja është: “Të përshëndes, kushdo që të jesh.”/Përshtatur nga TGCOM

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Top-Channel fshin lajmin ne lidhje me protesten e gazetareve per News 24

    12/08/2025

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Trashëgimia komplekse e Papa Françeskut

    By LAJME 2421/04/20250

    Vetëm disa javë para se të vdiste, Papa Françesku po bënte atë që bën më…

    Frutat dhe perimet me pesticide dhe mishi me salmonelë/ Çfarë po konsumojmë?

    13/04/2025

    Shehaj i përgjigjet Ramës: Ka frikë nga e vetmja parti që nuk e kontrollon dot

    01/05/2025

    “Lajmi ‘bombë’ javën e fundit”/LaCivita në fushatë, Alizoti:Do ketë surpriza pozitive

    26/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.