Romeo Veshaj është bërë pjese e formatit Big Brother VIP 3 që prej fillimit por kohët e fundit është përfolur si personazhi i preferuar nga produksioni, LAJME 24 pas një raportimi nga një fanse e Heidit na ka dërguar disa foto screenshot ku vërteton se Romeo Veshaj në Instagram ka shumë ndjekës nga India, Pakistani, Bangladeshi etj.
Redaksia e LAJME 24 bëri një verifikim të situatës pasi nuk donim të hidhnim baltë mbi imazhin e personazhit pa fakte dhe prova dhe rezulton e sakte teoria se ai ka blerë followersa nga India, Pakistani etj.
Blerja e followersave si duket është bërë nga i vëllai i tij Donald Veshaj pasi Romeo aktualisht ndodhet në Big Brother VIP dhe e ka të pamundur të merret personalisht me Instagramin e tij.
Rikujtojmë këtu se Donaldi ( ish-banor i BBV1 ) është akuzuar më parë për të njëjtën strategji pra atë të blerjes së audiencës fallco për të mashtruar publikun sikur ky i fundit është i preferuari i publikut.
Romeo Veshaj profilin e Instagramit aktualisht e ka private në mënyrë që personat që nuk e ndjekin të mos shikojë skandalin që po qarkullon në rrjet, kjo është manovra e tyre e dobët pasi është shumë e thjeshtë verifikimi i kësaj situate.
Të tjera lajme do publikojmë në vazhdim për cdo skandal.
Jeni të lutur të dencononi skandale në faqen tonë të Instagramit @lajme24.net_
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.56-538x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.56-1-537x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-542x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-1-538x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-2-e1711203070802-508x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-3-e1711203112646-509x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-4-539x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.57-5-539x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.58-537x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.59-541x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.58-4-539x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.58-3-539x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.58-2-544x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.58-1-539x1024.jpeg)
![](https://lajme24.net/wp-content/uploads/2024/03/WhatsApp-Image-2024-03-18-at-22.15.59-1-537x1024.jpeg)