Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet në Tiranë teksa zhvilloi një konferencë me Edi Ramën në kryeministri pasditen e sotme.
Costa theksoi se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, konfirmoi dëshirën e shqiptarëve për Bashkimin Evropian. Costa shtoi se Shqipëria dhe BE-në qëndrojnë së bashku në arenën ndërkombëtare.
Më tej shtoi se dy janë çështjet kryesore për Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Dhe që është kënaqësi që përmbyll turin tim të 6 vendeve Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Zgjerimi me BP është një investim më i rëndësishëm që po bëjmë. Është momenti i duhur që ta arrijmë këtë proces. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimi duke qenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit, rezultatet e zgjedhjeve treguan dëshirën e qytetarëve shqiptarë për BE-në. Ju përgëzoj për fitoren mbresëlënëse. Anëtarësimi në BE është investimi ynë i përbashkët. Ju e dini se çfarë duhet bërë. Ajo që dëshirojnë të bëj t’ju inkurajoj t’i mbani sytë drejt objektivit. Dy çështje janë kyçe: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Qëndrojmë së bashku në arenën ndërkombëtare. Dialogu i parë në nivelet të lartë Be Shqipëri para pak kohe ishte shembull përafrimi. Këtë javë kemi dhe Samitin e Komunitetit Politik me 40 udhëheqës që organizohet për herë të parë në këtë pjesë të Europës. Jam i bindur se takimi do jetë mbresëlënës. Përgëzoj Mogherini për iniciativën e çeljes së Kolegjit të Evropës së Tiranë. Më vjen keq që nuk do kem kohë që nuk do vijë në Kolegjin e Evropës. Europa nuk do thotë vetëm begati, vlera. Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët. Shoh vitin Jac de lor është kënaqësi për mua. Ky është momenti si në 92 për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm.”, tha ai.