Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Rezoluta e PPE: 11 Maji, në rrezik nga kapja e shtetit dhe blerja e votës
    POLITIKË

    Rezoluta e PPE: 11 Maji, në rrezik nga kapja e shtetit dhe blerja e votës

    By LAJME 2430/04/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Partia Popullore Europiane (PPE) ka miratuar me unanimitet një Rezolutë të Jashtëzakonshme me titull “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, ku ngrihet alarmi për rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Dokumenti, i propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përshkruan një klimë të rëndë abuzimi me pushtetin, manipulimi elektoral dhe shtypjeje të opozitës.

    Sipas PPE-së, zgjedhjet po zhvillohen në një ambient të karakterizuar nga “blerja e votës përmes dhënies së parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi”, “keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve”, si dhe “punësime elektorale në favor të Partisë Socialiste”.


    Përdorimi i administratës publike për qëllime politike përmendet si një praktikë e përhapur që, sipas rezolutës, “minon neutralitetin e shtetit”, ndërsa vërehet se “frikësimi i votuesve dhe përpjekjet për të shtypur pjesëmarrjen e tyre” janë dokumentuar në dhjetëra ankesa të depozituara në KQZ dhe organet e drejtësisë.

    Një ndër çështjet më delikate që përmendet në tekst është emërimi i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt, pa vendim të Këshillit Bashkiak, çka “ngre shqetësime serioze mbi përputhshmërinë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore”.

    PPE shpreh shqetësim për “shtypjen sistematike të opozitës”, si dhe për “një përqendrim të rrezikshëm të pronësisë mediatike në favor të qeverisë”. Vendimi i qeverisë për të ndaluar aksesin në TikTok para zgjedhjeve konsiderohet si “kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale”.

    Rezoluta përmend se mbi 100 ankesa zyrtare janë paraqitur nga Partia Demokratike në KQZ, ndërsa krimet zgjedhore, sipas PPE-së, “mbeten të pandëshkuara, duke krijuar një kulturë pandëshkueshmërie”.

    Në këtë kontekst, PPE i bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Këshillit të Europës të:
    • “Ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror, blerjes së votës dhe frikësimit të votuesve”;
    • “Dërgojnë më shumë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë”;
    • “Dokumentojnë publikisht dhe denoncojnë abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare”;
    • “Zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE nëse shkeljet vazhdojnë”.

    Rezoluta përmbyllet me angazhimin e PPE për të “mbështetur forcat demokratike në Shqipëri dhe për të garantuar që zgjedhjet të jenë në përputhje me parimet themelore të demokracisë europiane”.

    Teksti i plotë i rezolutës së miratuar nga Partitë Popullore Europiane

    Rezolutë e jashtëzakonshme Nr. 4

    “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”

    – propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

    Duke marrë në konsideratë vullnetin e fortë dhe aspiratat evropiane të popullit shqiptar dhe partisë sonë anëtare shqiptare brenda PPE-së;

    Duke iu referuar Raportit Final të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri (2023) dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021;

    Duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga Transparency International; Indeksit të Projektit Botëror të Drejtësisë për vitin 2024; dhe Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2023;

    Duke mirëpritur vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat për Kapitujt me Shqipërinë, i kushtëzuar me zbatimin e reformave të nevojshme demokratike;

    Ndërsa Shqipëria i afrohet Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit, Partia Popullore Evropiane (PPE) shpreh shqetësimin e saj për situatën aktuale politike. Raportet e lartpërmendura kanë evidentuar shkelje serioze, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës, shkeljen e fshehtësisë dhe lirisë së votës, si dhe njëanshmërinë mediatike. Vëzhgimet më të fundit dhe burimet e sipërpërmendura përmblidhen në përfundime të qarta: se zgjedhjet po minohen nga manipulimi dhe abuzimi me pushtetin; se pluralizmi politik po shtypet përmes presionit institucional; dhe se sundimi i ligjit nuk po garantohet për shkak të kapjes së sistemit gjyqësor dhe pandëshkueshmërisë.

    Mbi 100 ankesa zyrtare janë depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke dokumentuar shkelje të dyshuara sistematike dhe të qëllimshme, përfshirë:

    • Blerjen e votës përmes dhënies së parave në dorë dhe kultivimit të kanabisit;
    • Punësimet dhe praktikat e prokurimeve elektorale në favor të mbështetësve të Partisë Socialiste;
    • Abuzimin me funksionet publike dhe mediat;
    • Emërimin e paligjshëm të Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, pa një proces demokratik, për të kontrolluar burimet bashkiake në funksion të fushatës 2025;
    • Kërcënime dhe ndjekje penale ndaj kandidatëve të opozitës.

    PPE shpreh shqetësim për:

    1. Vazhdimi i abuzimit me pushtetin shtetëror

    PPE vëren me shqetësim përdorimin e vazhdueshëm të burimeve publike gjatë periudhave zgjedhore në Shqipëri. Ka raporte të besueshme për tendera, subvencione dhe inaugurime që zhvillohen brenda periudhës katërmujore para zgjedhjeve, në kundërshtim me nenin 91 të Kodit Zgjedhor dhe Vendimin Nr. 9/2020 të KQZ-së. Zyrtarë publikë, përfshirë ministra dhe kryebashkiakë, janë përfshirë në aktivitete që rrezikojnë të zhbëjnë vijën ndarëse midis qeverisjes dhe fushatës elektorale. Pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, emërimi i një kryetari të përkohshëm ndodhi pa procedurë të rregullt ligjore apo miratim nga këshilli bashkiak, duke ngritur shqetësime mbi autonominë vendore dhe përputhshmërinë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore. PPE inkurajon institucionet shqiptare, përfshirë SPAK-un, të zbatojnë standardet ligjore dhe të garantojnë kushte të barabarta për të gjithë aktorët politikë.

    2. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR

    PPE është e shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të progresit në zbatimin e rekomandimeve kyçe të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. Institucionet mbeten të cenueshme nga ndikimi politik, duke minuar mbikëqyrjen e paanshme dhe konkurrencën e ndershme elektorale. Qasja në media është e pabarabartë, me transmetuesit publikë dhe mediat e lidhura që favorizojnë partinë në pushtet dhe kufizojnë mbulimin e opozitës. Shkeljet zgjedhore shpesh mbeten të pandëshkuara, duke krijuar një kulturë pandëshkueshmërie për mashtrim dhe manipulim.

    3. Manipulimi elektoral dhe frikësimi

    PPE vëren raporte për përdorimin e administratës publike për qëllime politike gjatë zgjedhjeve. Skemat e punësimit, fushatat propagandistike dhe presioni mbi nëpunësit civilë për t’u angazhuar në aktivitete partizane minojnë neutralitetin e shtetit. Blerja e votës dhe frikësimi, përfshirë përpjekjet për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve, janë dokumentuar, me ankesa zyrtare të dorëzuara në KQZ dhe organet e drejtësisë. Mbeten shqetësime serioze mbi lidhjet e pretenduara mes aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në emërimet kyçe në polici dhe drejtësi.

    4. Shtypja e opozitës dhe lirisë së medias

    PPE shpreh shqetësimin për veprimet e vazhdueshme ligjore dhe presionin ndaj liderëve të opozitës, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive. Pluralizmi mediatik është në rrezik, me një përqendrim në rritje të pronësisë së mediave dhe kontroll editorial që favorizon qeverinë. Vendimi për të kufizuar aksesin në platformën TikTok para zgjedhjeve ngre pikëpyetje serioze mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtat digjitale. Këto zhvillime e ngushtojnë hapësirën demokratike dhe kufizojnë mundësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në një debat të hapur politik.

    Thirrja e PPE-së për veprim:

    PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të:

    • Ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror, blerjes së votës, frikësimit të votuesve dhe manipulimit elektoral;
    • Sigurojnë që zyrat përkatëse të prokurorisë të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, para zgjedhjeve, të gjitha akuzat për krime të lidhura me procesin zgjedhor, të çojnë autorët para drejtësisë dhe të vendosin një standard të qartë të hetimit dhe ndëshkimit;
    • Garantojnë akses të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajnë mbikëqyrjen e pavarur të procesit zgjedhor.

    PPE gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të:

    • Dërgojnë më shumë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë;
    • Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë abuzimet elektorale në raportet përfundimtare;
    • Mbështesin mekanizmat institucionalë që sanksionojnë keqpërdorimin sistematik të fondeve publike;
    • Zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE, nëse shkeljet vazhdojnë.
    • Detyrimet e Shqipërisë sipas Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së (1990), Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe udhëzimeve të Komisionit të Venecias mbi keqpërdorimin e burimeve administrative gjatë zgjedhjeve duhet të respektohen dhe të zbatohen në tërësi.
    • PPE do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur aspiratat e saj europiane dhe duke vijuar mbështetjen për forcat demokratike në vend. PPE do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që procesi zgjedhor të përputhet me parimet demokratike europiane dhe të ofrojë një kuadër për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

     

     


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Trupi i pajetë i palestinezes Rayyan Alwan tërhiqet nga familjarët

    By LAJME 2422/04/20250

    Familjarët kanë tërhequr nga morgu trupin e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra me…

    Tragjedi në Has: Gjendet i pajetë 27-vjeçari që u nis për dru në mal

    07/04/2025

    Sekuestrohet arsenal armësh në një banesë në Durrës, pranga të moshuarit. Kallashnikovi dyshohet se ishte përdorur për…

    22/09/2023

    TikTok teston abonimin mujor pa reklama

    04/10/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.