Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar raportin për vitin 2025 të lirisë së medias. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 80-të, një përmirësi me 19 vende krahasuar me një vit më parë, ku renditej në vendin e 99-të nga 180 vende në Indeksin e Përgjithshëm Global.
Edhe pse liria e shtypit tregon një përmirësim të klimës së përgjithshme, në raport thuhet se “liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak.” Gjithashtu, raporti thekson se gazetarët në Shqipëri janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.
“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, thuhet në raportin për Shqipërinë.