Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Reportazhi/ BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit
    POLITIKË

    Reportazhi/ BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

    By LAJME 2425/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Dhjetra kantiere ndërtimi për shtrimin e rrugëve të fshatrave janë hapur në prag të fushatës me fonde të bashkisë Mat, ku lufton për një vend në Parlament edhe ish-kryetari i kësaj bashkie, Agron Malaj.

    Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, një fshat që shtrihet mbi kodrat e gjelbërta dhe rrethohet nga përrenj të pastër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Burrelit në bashkinë e Matit.


    Qetësinë e peizazhit e prishin vetëm zhurmat e makinerive që punojnë për asfaltimin e rrugës një të premte prilli. Për banorët e fshatit, kjo është zhurma e mirëpritur prej dekadash.

    Në atë që mund të quhet shesh i fshatit, ku disa makina dhe një motor janë parkuar keqazi, burrat po flasin për politikë. Ata janë ndarë në dy kampe; skeptikët që e shohin asfaltin e ri si një mjet për të ndikuar votën e tyre dhe entuziastët, që i thurin elozhe kandidatit socialist që bëri të mundur investimin.

    “Po nuk pati punë, çfarë na duhet rruga,” thotë Flori Lika, 22 vjeç, i cili ishte dyshues edhe për cilësinë e asfaltit të hedhur. “Do prishet pa ardh dimri,” shton ai.

    “E bëjnë për fushatë,” thotë gjithashtu Et’hem Kërtuka, një 64 vjeçar i papunë. Por i pyetur nëse rruga do e ndikonte votën e tij në zgjedhje, ai shtoi me humor: “sa na kanë rrejtur, do t’i rrejmë dhe na”.

    Përgjigja e 64-vjeçarit nuk i pëlqeu fort kushëririt të tij, Agron Kërtuka.

    “Pse nuk i thua hallall atij që e vë një gur?” iu drejtua ai Et’hemit. “Kjo është ëndrra 100-vjeçare e këtij fshati dhe duhet të jemi falenderues për atë që e bëri,” shtoi ai.

    Falenderimet shkojnë në drejtim të një njeriu; kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Agron Malaj, i cili deri më 11 mars ishte kryetar i bashkisë Mat, detyrë të cilën e mbante që nga qershori 2019.

    Para se të jepte dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhje, bashkia e drejtuar nga Malaj zhvilloi në dhjetor 2024 një tender për shtrimin e rrugëve të 17 fshatrave me një vlerë totale 330 milionë lekë, të cilat do angazhojnë grantet dhe të ardhurat e kësaj bashkie për tre vitet në vijim. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve “ZDRAVA” e “SALILLARI”, makineritë e të cilave i sheh pothuaj në çdo rrugë fshati rreth e rrotull Burrelit në këto ditë të fushatës elektorale.

    Përfaqësuesit e opozitës e denoncojnë këtë tender si të bërë për qëllime elektorale.

    Basir Çollaku, gazetar në profesion dhe kandidat për deputet i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i tha BIRN në kafenenë e ish-hotel Turizmit në qendër të Burrelit se ka hyrë në një fushatë të pabarabartë.

    “Po përdoren fondet dhe investimet e bashkisë për fushatë, ja shikojeni vetë me sy,” tha Çollaku duke drejtuar dorën në sheshin përballë hotelit, ku 2-3 punëtorë po shtrojnë pllaka.

    Çollaku thotë se kjo është një fushatë ku luhet me “mjerimin ekonomik të zonës dhe me presionin e një vendi pune”.

    “Në çdo takim që kam, njerëzit kërkojnë ujë, drita dhe rrugë dhe kundërshtari politik po përdor fondet publike në këmbim të votës,” shtoi ai.

    Ish-kryebashkiaku Malaj, aktualisht kandidat i Partisë Socialiste, i zhvlerësoi akuzat dhe këmbënguli se investimet e nisura nga bashkia nuk kishin lidhje me fushatën elektorale.

    “Atë punë kanë që të ngrenë akuza,” i tha Malaj BIRN-it nëpërmjet një bisede telefonike. “Gjithçka është konform kodit zgjedhor,” shtoi ai, duke theksuar se fondet e bashkisë për rrugët e fshtatrave janë një projekt i miratuar që në vitin 2024.

    Në qytetin e vogël të Burrelit, xhiroja e pasdites nis dhe përfundon tek një shtatore e Ahmet Zogut, i cili më shumë se sa një trashëgimi politike për zonën, është një arsye për t’u mburrur se mbreti ka qenë djalë i Matit.

    Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shtatorja e tij është e rrethuar me stivat e pllakave që presin të shtrohen në bulevard, ndërsa fushata nuk ka shenja të dukshme flamujsh apo posterash në rrugë, por diskutohet nga të gjithë nëpër kafene.

    “Këto pllaka të reja që po shtrohen, sigurisht që për vota janë, por hallet tona nuk i zgjidhin ca pllaka mermeri,” tha një banore e Burrelit, e cila nuk pranoi të identifikohej nga frika se mund ta hiqnin nga puna si mësuese.

    Sipas mësueses, zona përballej me një shpopullim të frikshëm, ku të gjithë donin të iknin për shkak të papunësisë dhe mungesës së zhvillimit.

    “Kanë mbetur pallatet me nga një familje, nuk dëgjohet më zëri i fëmijëve që luajnë, klasat na tkurren çdo vit,” tha ajo me shqetësim.

    Në zonën e Burrelit dhe Klosit, fushata nuk ofron alternativa të reja politike përveç dy partive tradicionale PD dhe PS, megjithëse të gjitha partitë e tjera kanë vendosur emrat e tyre në listë. Fushata për partitë e reja duket e pamundur në një terren të polarizuar politik dhe pa burime financiare.

    Sonil Kola, një 27-vjeçar i diplomuar për Shkenca Politike, po provon megjithatë ta thyejë këtë polarizim, duke kandiduar për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

    Sonilin e takuam në Burrel, pasi banorët e Frankthit thanë jo pa mburrje se në 11 maj kandidonte dhe një “djalë i fshatit”. Por Sonili thotë me buzëqeshje se është dyshues nëse do ta votojnë edhe bashkëfshatarët e tij.

    “Njerëzit kanë frikë sepse u bëhet presion me vendin e punës,” tha ai për BIRN.

    Kandidati e quan shtrimin e rrugës një projekt të vonuar, ndërsa mendon se asflati që po shtrohet në çdo fshat nuk do të ndikojë në votën e 11 majit.

    “Njerëzit janë lodhur me të njëjtat metoda të vjetra të ofrimit të shërbimeve bazë në prag fushate, nuk gënjehen më,” përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Qarku Vlorë/ PS kryeson me 58%, koalicioni i PD e ndjek me 29%

    By LAJME 2412/05/20250

    157 kuti votimi janë numëruar në qarkun e Vlorës. Nga rezultati i deritanishëm PS kryeson…

    Elbasan/ PS me 10 mandate, PD merr vetëm 4 deputetë nga 5 në listën e mbyllur

    14/05/2025

    Njësia Speciale merr nën kontroll Manastirin e Banjskës

    24/09/2023

    Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

    02/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.