Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Raporti paraprak/ Çfarë paralajmëron OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit
    POLITIKË

    Raporti paraprak/ Çfarë paralajmëron OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

    By LAJME 2430/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Raporti paraprak i OSBE/ ODHIR, organizatës që vëzhgon zgjedhjet kudo në botë, i publikuar në fund të prillit, vlerëson se kushtet ku do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë të papërshtatshme për një proces të lirë dhe të ndershëm. Raporti flet për “polarizim ekstrem politik”, që vjen nga një “Reformë zgjedhore e njëanshme dhe pa konsultim publik”.

    “Mjedisi politik karakterizohet nga një shkallë e lartë polarizimi dhe mosbesimi mes dy partive kryesore” citohet në raport, i cili vazhdon se “Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zhvillohen në sfondin e ndryshimeve në sistemin zgjedhor dhe futjes së votimit jashtë vendit për herë të parë… Mjedisi politik karakterizohet nga polarizim i thellë, ndarje të brendshme partiake, çështje të profilit të lartë të korrupsionit dhe shqetësime në rritje për qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes.”


    OSBE/ODIHR nënvizon se shumica e rekomandimeve të mëparshme për përmirësimin e procesit zgjedhor mbeten të pazbatuara, përfshirë ato që lidhen me komisionet zgjedhore, të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, dekriminalizimin e shpifjes, transparencën mediatike dhe financimin e fushatës.

    “Shumë nga rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it mbeten të pazbatuara. Këto përfshijnë, ndër të tjera, rekomandime për përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve të ulëta, të drejtat e votës për personat me aftësi të kufizuara intelektuale ose psikologjike, heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje, mbulimin e pavarur të fushatës nga media, raportimin e përkohshëm të financimeve të fushatës dhe zbatimin e rregullave të financimit për palët e treta.”

    Një nga pikat më të theksuara është ndalimi i përkohshëm i aksesit në TikTok nga qeveria shqiptare, që është konsideruar si cenim i mundshëm i lirisë së shprehjes.

    “Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok. Tre organizata të shoqërisë civile e çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars për shkak të shkeljes së mundshme të lirisë së shprehjes.”

    “Kuadri ligjor mbron lirinë e shprehjes, megjithatë shpifja mbetet e kriminalizuar dhe rastet civile dhe penale për shpifje ndaj gazetarëve vazhdojnë.”

    Raporti prek gjithashtu problemet kronike të zgjedhjeve në Shqipëri si keqpërdorimi i aseteve publike, presioni mbi punonjësit e administratës dhe përdorimi i rrjeteve patronazhistë për të ndikuar mbi votën.

    “Përdorimi i burimeve shtetërore dhe fushatat brenda institucioneve publike janë të ndaluara, por shqetësimet për presion ndaj punonjësve civilë, ndikim të padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorim të aseteve publike vazhdojnë të jenë të pranishme.”

    “Shumica e bashkëbiseduesve të Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it shprehën shqetësime lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore (duke përfshirë edhe për votimin jashtë vendit), presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe ndikimin e të ashtuquajturave ‘rrjete patronazhistësh’ mbi votimin.”

    Një tjetër shqetësim serioz është abuzimi me të dhënat personale, të cilat përdoren në mënyrë të paligjshme për qëllime elektorale.

    “Bashkëbisedues të Misionit të OSBE/ODIHR shprehën shqetësime lidhur me keqpërdorimin e të dhënave personale.”

    “Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua në vitin 2024 dhe Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikoi udhëzime mbi përpunimin e të dhënave personale në fushatat zgjedhore. Komisioneri, në bashkëpunim me KQZ-në, publikoi gjithashtu një deklaratë për të bërë thirrje për raportimin e shkeljeve.”

    Fushata karakterizohet nga mungesa e diskutimeve për politika publike dhe sulme të ndërsjella mes liderëve të partive, një klimë që OSBE/ODIHR e përshkruan si të dëmshme për demokracinë.

    “Sulmet personale mes liderëve të partive kryesore janë të zakonshme, përfshirë edhe online, ashtu si edhe akuzat e ndërsjella për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.”

    “Fushata ka qenë e zbehtë deri tani… Sulmet personale mes liderëve të partive kryesore janë të zakonshme…”

    Në fund, raporti ngre shqetësime për mungesën e ndëshkueshmërisë për shkeljet zgjedhore, pavarësisht numrit të lartë të ankesave.

    “KQZ-ja ka marrë një numër të madh ankesash lidhur me shkeljet gjatë fushatës dhe vazhdon të monitorojë aktivisht respektimin e rregullave.”

    “KQZ-ja informoi Misionin e OSBE/ODIHR se deri më 11 prill kishte marrë 94 ankesa për shkelje të lidhura me zgjedhjet… KQZ-ja hapi hetime administrative për 70 prej tyre, nga të cilat 42 janë përfunduar dhe në vetëm 3 raste janë marrë masa ndëshkuese”, thuhet në raport.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Perla e Pandeli Majkos: Pas 11 majit opozita jonë nuk do jetë PD, por Brukseli

    By LAJME 2425/04/20250

    Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën, Pandeli Majko kërkoi të sajojë një metaforë…

    Këmbimi valutor për këtë fillimjave

    14/04/2025

    Vrasja e Ilaria Sulës, dëshmia e autorit: Kërkoi të shihte notat

    08/04/2025

    Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit

    10/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.