Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Rama urdhër socialistëve “Asnjë debat me opozitën në media”
    POLITIKË

    Rama urdhër socialistëve “Asnjë debat me opozitën në media”

    By LAJME 2423/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Edi Rama ka dhënë një urdhër të qartë dhe të prerë për të gjithë kandidatët socialistë të 11 Majit, që asnjë të mos dalë në debate televizive përballë kandidatëve demokratë gjatë fushatës. “Asnjë debat me kënetën” është fjalë për fjalë shprehja që ka përdorur, kur ka privuar kandidatët socialistë nga përballjet televizive.

    Dhe ashtu siç pritej nuk ka pasur përjashtime, as edhe një kandidat gjysëm të rebeluar për një urdhër, që duket i padrejtë për shumëkënd në listën e hapur. Praktikisht, me vetëm një mesazh Rama ka vrarë debatin politik që në nisje të garës.


    “Asnjë debat me kënetën”

    Në realitet, që në ditët e para të garës socialistë dhe demokratë të renditur në listat e hapura, nisën një fushatë agresive, të dëshiruar për t’u përballur në media me kundërshtarët politikë, shoqëruar me një angazhim po aq intensiv në rrjetet sociale. Sistemi i ri zgjedhor u jep mediave në veçanti dhe komunikimit me publikun, një rëndësi të veçantë.

    Tani fati politik i secilit kandidat varet nga votat personale që do të marrë në 11 Maj, ndaj dhe ftesat në studio, debatet dhe përballja me rivalin politik është në interesin e secilit kandidatët të listave të hapura. Qofshin socialistë apo demokratë, kandidatët duhet të dalin nga hija e nënës parti dhe të promovojnë emrin e tyre, që në 11 Maj, votuesit t’i dallojnë sa më lehtësisht në fletën e votimit.

    Por duke u përballur me opozitarët në studiot televizive, pas 12 vitesh në pushtet, socialistë nuk mund t’i shmangin çështje që e dëmtojnë partinë, si korrupsioni frenetik me qindra miliona euro, burgosja e ministrave dhe kryebashkiakëve, premtimet e pambajtura nga Edi Rama, mungesa e kushteve bazike të jetesës në vend, gjendja e mjerë në spitale, shpopullimin që ka zbrazur Shqipërisë dhe shumë e shumë problematika të tjera, që Rama po tenton t’i fshehë me karagjozllëqe nga një miting në tjetrin.

    Ndaj kur ka eleminuar debatin, Rama e ka më të lehtë ta orientojë vëmëndjen tek batutat idiote, tek personaliteti i tij i paparashikueshëm, apo tek veshjet ekzotike me të cilat dallon lehtësisht mes turmave. Me këtë strategji meskine ia ka dalë përherë të shmangë bilancin e viteve të gjata të qeverisjes dhe, nëse e vini re, edhe në këtë fushatë është folur pak, ose aspak. Në anën tjetër ftesat e Berishës për debat janë injoruar, njësoj siç bëhej dikur me Lulzim Bashën.

    Ftesa e Berishës për debat

    “Unë e ftoj atë, jo se kam ndonjë dëshirë t’i jap dorën, por e bëj për hir të transparencës së shqiptarëve. Ai ka bllokuar jo vetën e tij, por edhe të gjithë kandidatët e tij që të përballen me rivalët”, deklaroi këtë të mërkurë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e hedhur hapur ftesën për debat që siç pritet, ka mbetur pa përgjigje.

    Për hir të së vërtetës, Berisha vetë nuk është shembull i demokracisë. Jo shumë kohë më parë, edhe ai urdhëroi demokratët të mos dilnin në debate me përfaqësues të partive të reja, duke ndjekur të njëjtën logjikë: “më mirë të shmangim daljet publike, sesa të përballemi me pyetje të sikletshme për mëkatet e të shkuarës”.

    Gjunjëzimi i mediave

    Tërheqja listës së kandidatëve nga debatet në media gjatë fushatës, është një luks që nuk do t’ia lejonte vetes asnjë lider politik që vepron në një shoqëri të lirë. Në çdo demokraci funksionale, një vendim i tillë do të shoqërohej me kundërveprime shkatërruese nga gazetarët, nga shoqëria civile dhe nga publiku.

    Por në Shqipëri, ku shumica e mediave janë të blera me konçensione, tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa pjesa tjetër mbahet me shantazhe e gjoba, ndodh krejt e kundërta: studiot televizive e kanë shndërruar në normalitet këtë absurd të fushatës pa debat, pa përballje dhe për rrjedhojë pa llogaridhënie.

    Vini re këto ditë! Në rast se në panel është një kandidat socialist, përballë tij nuk do të ketë një përfaqësues të opozitës. Ai ose do të jetë i rrethuar me gazetarë ose komentatorë, ose do të jetë i vetëm në studio.

    Kritikat e OSBE

    Mungesa e debatit të vërtetë politik është një problem serioz, i dokumentuar në mënyrë të përsëritur nga raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në raportin për zgjedhjet lokale të majit 2023, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar qartë: “Ndonëse kandidatët kishin mundësi të bënin fushatë të lirë, çështjet me rëndësi për komunitetet lokale pothuajse nuk u trajtuan fare. Fushata ishte e polarizuar dhe e përqendruar tek liderët kombëtarë.”

    E njëjta vërejtje u bë edhe në raportin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku u vu në dukje se: “Fushata u karakterizua nga mungesa e diskutimeve të thella politike, me mesazhe të fokusuara kryesisht në personalitetet e liderëve të partive dhe jo në diskutime mbi politikat.”

    E gjitha pra, është një histori që përsëritet. Vetëm se nuk duhet harruar; sa më shumë karagjozllëqe, të qeshura dhe gallatë të ketë fushata para zgjedhjeve, aq më e hidhur do të jetë qeverisja pas zgjedhjeve./ LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama: Prej kohësh me mua punon kryekëshilltari ekonomik i Kancelares gjermane

    By LAJME 2401/05/20250

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet…

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

    08/04/2025

    Vrasja në Has/ Autorit i ishin dhunuar prindërit dy ditë më parë

    07/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.