Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët e Devollit, u bëri thirrje banorëve të votojnë për të ardhmen dhe stabilitetin, ndërsa nuk i kurseu ironitë në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Po votuat kënetën, hyni në gjynah, sepse mbani rrugëve një njeri që duhet të ishte kthyer në shtëpi,” u shpreh Rama, duke iu referuar Berishës.
“Mirë që gjithë këto vite nuk u gjet asnjë djalë, asnjë nip që t’i thoshte baba bufit lere këtë muhabet, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë dhe e sjellin vërdallë në Shqipëri, një njeri të mbaruar pa shprese. Mosha e ka lajthitur komplet.
Demokratët duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël se hyni dhe në gjynah, mirë tani votën në kënetë se nuk është hera e parë që e çoni votën në kënetë. Hyni në gjynah se mbani rrugëve një njeri që duhet të shkonte në shtëpi…Devolli vendi i njerëzve më punëtore, po kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak një çyryk që nuk ka lënë rast pa bërë shfaqje për të thënë unë jam çyryku”, tha Rama.