Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Skrapar, ku edhe këtë herë nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, veçanërisht ndaj partive të reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Duke iu drejtuar elektoratit, Rama i krahasoi këto parti me skemat piramidale të viteve ’90, Suden apo Rrapush Xhaferrin.
Sipas kryeministrit, ata janë vetëm të rinj në moshë, pasi në listat e hapura fusin krushqitë.
Rama: Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë. Janë disa, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë jo veç. Ata mua më heqin mallin e Sudes të Vehbiut dhe të Rrapush Xhaferrit. Ta bëjnë detin kos dhe këtu nuk do ketë më korrupsion, nuk do ketë më padrejtësi.
Nuk do ketë më çmimet të lartë, nuk do ketë më asgjë. Jepini votën që të kapin ndonjë karrige në parlament. Thonë jemi të rinj. Të rinj janë vetëm në moshë. Shikoni si marrin krushqit dhe i vënë në listat, se vetë janë në listat e hapura.