Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Vlorë, prezantoi edhe disa nga investimet e bëra për 10 vjet në fusha të ndryshme në qytetin e Vlorës. Rama tha se në total në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro.
“Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu jemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro. Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.