Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m’sy, foli për biznesmenin Francesco Becchetti. Rama tha se Becchetti deri më tani nuk ka marrë para nga qeveria shqiptare dhe theksoi se ai është në siklet të madh pasi po përballet me procese gjyqësore e penale. Sipas tij Becchetti zgjodhi kundërshtarin e gabuar.
“Nuk ka marrë asnjë lekë, zero. Është në siklet të madh, në procese gjyqësore, penale. Është në siklete të mëdha, ka zgjedhur kundërshtarin më të gabuar, ai që ishte mësuar të bënte hajgare me shtetet dhe paratë e bankave, kompanive. Vajti zgjodhi kundërshtarin më të gabuar dhe nuk ka marrë asnjë kokërr leku, zero. Prit se s’keni parë asgjë akoma, as ti, as ai”, tha Rama.