Një person ka humbur jetën ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit.
Ai ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. Policia dhe ekspertiza kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja për të kryer hetime mbi ngjarjen.