Qeveria po përdor përsëri subvencionet në bujqësi, për të kërkuar votën e fermerëve. Me nisjen e fushatës elektorale, ministria e bujqësisë ka hapur edhe aplikimet për subvencione në bujqësi e blegtori. Por në të gjithë vendin, fermerët akuzojnë qeverinë se jo vetëm i ka braktisur, por këtë vit procedurat e aplikimit kanë kosto të larta financiare për ta. Me ironi dhe mosbesim fermerët komentojnë edhe premtimin e Kryeministrit Edi Rama se integrimi në Bashkimin Europian do të sjellë 300 milion euro fonde për bujqësinë, në një kohë që prej 3 vjetësh BE ka pezulluar fondet IPARD për shkak të korrupsionit.
Teksa nisi zyrtarisht fushata elektorale, qeveria vendosi të përdor edhe njëherë subvencionimet në bujqësi, për të marrë votën e fermerëve. Këtë të hënë, në të gjitha drejtoritë e bujqësisë në vend, u hapën aplikimet pë skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori.
Por teksa po përdor subvencionet si karrem elektoral, këtë herë qeveria ka vështirësuar edhe më tej procedurat e aplikimit dhe madje me kosto të larta financiare për fermerët. Shumë prej tyre janë kthyer pas të zhgënjyer duke mos aplikuar fare.
Por a u mjaftojnë fermerëve aq para sa u jep qeveria në formë subvencioni?
Me ironi dhe mos besim, fermerët komentojnë edhe premtimin e Kryeminsitri Rama, se me futjen në BE, do të marrin 300 milionë euro fonde për bujqësinë.
Pakënaqësitë e fermerëve vijnë në një kohë që prej tre vjetësh Bashkimi Europian ka pezulluar ndihmën prej 140 milionë eurosh të IPARD TRE për Shqipërinë për shkak të korrupsionit, ndërsa vetë qeveria ka ulur buxhetin për bujqësinë me 4 %, ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2024 me akt normative fermerëve u hoqi dhe 5 milionë euro financime.