Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 182 nga 422 kuti votimi.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 24,667 vota, duke përfaqësuar 54.7% të votave.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar deri më tani 15,634 vota, që përbëjnë 34.7%% të votave. Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, e cila ka grumbulluar 1,770 vota, që përfaqësojnë 3.9% të totalit të votave.