Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Programi për personat me aftësi ndryshe/ Berisha: Do bëjmë gjithçka
    POLITIKË

    Programi për personat me aftësi ndryshe/ Berisha: Do bëjmë gjithçka

    By LAJME 2414/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të veçanta. Berisha tha se në rast se PD vjen në pushtet, do të bëjnë gjithçka për rehabilitimin e tyre. Ai shtoi se shteti do përballojë të gjitha shpenzimet e këtyre personave.

    Gjithashtu Berisha tha se qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi. Ai theksoi se paketa e dhembshurisë do fillojë më së pari me këtë grup dhe ajo paketë do u japë përgjigje sipas tij çështjeve kryesore për ta.


    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Ne do bëjmë gjithçka për rehabilitimin. E kam theksua dhe e theksoj se ky është një sektor mungestar në Shqipëri. U siguroj që investimet më serioze do bëhen në sektorin e rehabilitimit, në mënyrë që secili qytetar me aftësi ndryshe, të mund të zhvillojë, të përmirësojë aftësitë e tij, të ushtrohet dhe të rehabilitohet.Rehabilitimi këtu është pothuajse inekzistent.
    Ose po të duash ta marrësh, është shumë i kushtueshëm dhe nuk përballohet. Ne nuk jemi ende një vend i pasur, por ne jemi, ua them unë ju me garancinë më të madhe, me vërtetësinë më të madhe, se ne jemi një vend, i cili në rast se përdor me transparencë dhe drejtësi buxhetin e vet, nuk do ketë asnjë shqiptar në gjendje mjerimi.

    Sepse qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi. Se cila është drejtësia e kësaj qeveria në shpërndarjen e të ardhurave, unë do u jap ju vetëm një shembull. Këtë vit ishte 8 miliardë euro buxheti, më i madhi. Po, më i madhi ishte, ua them edhe unë, se ky ka filozofinë e taksave të larta, ky vendos taksa në çdo gjë, jo ne nuk kemi këtë filozofi, ne nuk vendosim taksa në çdo gjë, në asnjë mënyrë. Por ky 8 miliardë euro, dhe pati çfarë t’i thuash, thoni çdo epitet që mund t’i vini, la për 760 mijë pensionistë, gjithsej 16 milionë euro. 16 milionë euro për më shumë se një të tretën e popullatës. Si mundet një njeri? Kush mundet kështu? Mundet ai që ka sy, por nuk shikon se sytë e mendjes ia ka bllokuar luksi, mashtrimi, hajnia.

    Si mundet ai që t’u japë pensionistëve 16 milionë euro dhe të thotë se po vura më shumë, biem në katastrofë. Kolegu i tij në Prishtinë u lë pensionistëve 6 herë më shumë, 100 milionë euro. Dhe i merr nga buxheti, nuk u thotë pensionistëve që ju e keni fondin e pensioneve kaq dhe aq do merrni. Pra ai ka 1 mijë arsye morale dhe ligjore që nga buxheti të kalojnë para për ju për ët fituar pensionet. Po mund të rrijë invalidi, personi me aftësi ndryshe me 14 mijë lekë pensioni? Kurrë nuk mund të rrijë. Ky është një cinizëm. Kjo është pashpirtësi. Dhe kjo merr fund. Dhe ua them ju këtu sot se paketa e dhembshurisë do fillojë më së pari me ju. Ajo paketë do u japë përgjigje në radhë të parë çështjeve kryesore tuajat.

    Në radhë të parë pensioneve dinjitoze. E kam thënë dhe e them, shteti do të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve që duhet të kompensoni për aftësitë ndryshe. Të gjitha. Shteti do bëjë gjithçka që ju të mund të angazhoheni me aq sa e keni mundësinë, në punë. T’u lehtësojë sa më shumë ju dhe familjet tuaja. Ai fondacioni që është ngritur për t’ua marrë nga xhepi ato që u japin. Se këta kështu e kanë. Edhe për fermerët japin 56 milionë dhe marrin për vete 30 milionë për rroga dhe u lënë gjithë fermerëve të Shqipërisë më pak se 30 milionë. Edhe këtu të njëjtin qëndrim mbajnë.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Topalli: Hetim nga SPAK për personat që kanë marrë fletët pa ID

    By LAJME 2407/05/20250

    Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza…

    Sherr në shtabin elektoral të PS-së, kandidati për deputet dhunon kryetarin në Kavajë

    18/04/2025

    Rama: Vetëm PS e ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

    12/04/2025

    Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

    07/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.