Tre doganierë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht. Mësohet se doganierët kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore. Gjithashtu janë proceduar penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor.
Procedimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit. Sipas hetimeve paraprake, më 15 prill 2025, këta zyrtarë dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa ndjekur procedurat përkatëse, duke përdorur dokumente të dyshuara si të falsifikuara.