Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Presidenti malazez nuk dekreton marrëveshjen për t’i dhënë Alabbar plazhin e Ulqinit
    POLITIKË

    Presidenti malazez nuk dekreton marrëveshjen për t’i dhënë Alabbar plazhin e Ulqinit

    By LAJME 2429/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe – atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.

    Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin.


    Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.

    Por, Millatoviq, i cili dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, nuk e bëri të njëjtën edhe për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Këtë të fundit ai ua ktheu deputetëve për ta votuar sërish.

    LEXO EDHE: Alabar tenton Malin e Zi; “Ulqini nuk është në shitje”… jo si Durrësi

    Që marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Millojko Spajiq në fund të marsit me zyrtarët e Emirateve të hyjnë në fuqi, Kuvendi i Malit të Zi i miratoi dy ligjet me procedurë të përshpejtuar më 23 prill, me propozim të Qeverisë.

    Ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, partia “Demokracia e Re Serbe” e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

    Ditëve para miratimit, Millatoviq dhe një pjesë e sektorit joqeveritar paralajmëruan se me miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme po pezullohet Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.

    Kthimi i këtij ligji nga Millatoviq e detyron Kuvendin që të votojë sërish për të. Nëse ligji miratohet përsëri, ai do t’i dërgohet sërish Millatoviqit për nënshkrim. Sipas Kushtetutës, në atë rast ai është i detyruar ta nënshkruajë, dhe ligji hyn në fuqi.

    Arsyetimi i Millatoviqit për kthimin

    Nga zyra e presidentit të Malit të Zi u tha se arsyet për mosnënshkrimin janë shumë çështje të hapura në atë marrëveshje, për të cilat publiku nuk ka marrë përgjigje adekuate nga Qeveria.

    Kritikat kryesore janë se marrëveshja nuk respekton parimin e konkurrencës dhe pozitës së barabartë në treg, se pezullon legjislacionin vendas për prokurimet publike, tenderët dhe pasurinë shtetërore, se mungojnë analizat juridike dhe financiare për shumë detyrime që Qeveria ka marrë mbi vete…

    LEXO EDHE: Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar: Plazhi ynë nuk është në shitje

    “Marrëveshja përbën praktikisht një akt detyrues njëpalësh, me një sërë detyrimesh për shtetin e Malit të Zi, ndërkohë që nuk përmban asnjë detyrim konkret nga pala tjetër që do të siguronte mbrojtjen e interesave të shtetit në këtë marrëdhënie juridike”, thuhet në arsyetimin e Millatoviqit.

    Me këtë qasje, siç pretendohet, Qeveria e ka vënë Malin e Zi në një pozitë të pabarabartë në raport me palën tjetër kontraktuese.

    Presidenti Millatoviq në fund u bën thirrje deputetëve që, gjatë rishqyrtimit, të marrin në konsideratë të gjitha vërejtjet ndaj marrëveshjes nga një pjesë e institucioneve shtetërore, komuniteteve lokale, sektorit joqeveritar dhe zyrtarëve evropianë, në mënyrë që – siç thuhet – të parandalohen pasojat e dëmshme për interesat shtetërore.

    Për arsyet e kthimit të marrëveshjes, Millatoviq e ka informuar me telefon ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

    Ulqini – arsyeja kryesore e marrëveshjes?

    Edhe pse në marrëveshje nuk përmendet lokacioni i investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabar në Plazhin e Madh të Ulqinit, çka është kundërshtuar ashpër nga autoritetet lokale, opozita dhe ekologët.

    Bëhet fjalë për një koncesion 99-vjeçar për një pjesë të Plazhit të Madh, me rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtohen komplekse turistike dhe banimi, ka deklaruar disa herë kryeministri Spajiq.

    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq (djathtas), dhe ministri shtetëror për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Al Zejudi, më 29 mars 2025.

    Në fillim të prillit, ai në Kuvend deklaroi se Alabar është i gatshëm të investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë ai e relativizoi këtë deklaratë, duke thënë se bëhet fjalë për potencialin për tërheqjen e një investimi të tillë.

    Marrëveshja e obligon Qeverinë që të përgatisë dokumentacionin planifikues sipas dëshirave të investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet, të marrë përsipër shpenzimet e eksproprijimit, etj.

    Nuk ka vlerësim të qartë sa do të mund të kushtonte kjo për Malin e Zi.

    Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar, MANS, që për dekada lufton kundër korrupsionit, ka paralajmëruar për rrezik të lartë për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të disponueshme publikisht.

    LEXO EDHE: Modeli Vuçiç në politikë/ Çfarë kopjoi Rama në Beograd për investimin e Alabbar

    Qeveria nuk do të mund të verifikojë kujt i ka dhënë pasurinë shtetërore, thonë nga MANS.

    Sektori joqeveritar vlerëson se marrëveshja është në kundërshtim me të drejtën evropiane në fushat e prokurimeve, konkurrencës, dhe ekologjisë.

    Këto çështje mbulohen nga kapitujt për lirinë e qarkullimit të kapitalit, për prokurimet publike, për konkurrencën dhe për mbrojtjen e mjedisit, që Mali i Zi synon t’i mbyllë në negociatat me Komisionin Evropian deri në fund të vitit.

    Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë të gjitha kapitujt negociues, në mënyrë që dy vjet më vonë Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama: Opozita, më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej

    By LAJME 2422/04/20250

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Sy m’Sy” ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës…

    Politico: Pse televizionet nuk publikuan sondazhe pas përfundimit të votimit?

    12/05/2025

    Top Channel publikon sondazhin e ri/ Rezultatet nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

    29/04/2025

    Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

    10/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.