Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin. Ai ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara”, njofton policia.
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital, por ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.