Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Përplasje Rama – Doshi? Socialdemokratët ankohen për presione nga “Vëllai i madh”
    POLITIKË

    Përplasje Rama – Doshi? Socialdemokratët ankohen për presione nga “Vëllai i madh”

    By LAJME 2408/04/20257 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Shkarkimi nga puna – i mbetur në tentativë, i një nëpunëseje të OSHEE-së në Fier, nxjerr në pah përplasjen vendore mes socialistëve të kryeministrit Edi Rama dhe socialdemokratëve të Tom Doshit, të cilët ankohen se po u bëhet presion për t’i larguar nga gara e 11 majit.

    Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Skënderaj nuk e priste që t’i komunikohej shkarkimi nga detyra. Pas 11 vitesh punë pranë grupit të kompanive publike që menaxhojnë sistemin e shpërndarjes dhe faturimit të energjisë elektrike, urdhri iu komunikua verbalisht.


    “Jam ndjerë e lënduar,” tha Klortjana, ndërsa kujtoi se motivacioni i dhënë ishte “për shkelje të etikës në punë.”

    Bashkëshorti i saj, Ylli Skënderaj dhe e bija janë kandidatë për deputetë për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në qarkun Fier për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ylli pretendon se largimi i bashkëshortes nga puna ishte një formë presioni që ai të largohej nga gara.

    “Kjo është hakmarrje, presion që unë të heq dorë nga kandidimi,” tha ai, pasi dorëzoi një kallëzim në SPAK për krime zgjedhore, i cili është deleguar për kompetencë në Prokurorinë e Fierit. E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, OSHEE mohoi se e kishte larguar Skënderajn nga puna.

    Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm ku kandidatë të Partisë Socialdemokrate në qarkun Fier, të cilët janë punonjës të administratës, u bëhet presion që të largohen nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Gjithashtu, këto akuza duket se janë pjesë e një përplasje më të madhe në nivel vendor midis dy partive aleate, e cila ka marrë jetë në këshillin bashkiak, ku këshilltarët e PSD-së kanë bojkotuar për disa muaj dhe kanë abstenuar në votën për buxhetin e vitit 2025.

    Megjithatë, Antoneta Çuni, kryetare e Këshillit Bashkiak Fier, e mohoi përplasjen.

    “Nuk ka asnjë përplasje, nuk është e vërtetë,” tha ajo. “Nuk kanë votuar asnjëherë kundër anëtarët e PSD,” shtoi Çuni.

    Kandidatët e PSD ankohen për presione

    Sipas nenit 325 të Kodit Penal, pengimi me anë të kanosjes, dhunës apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.

    Përveç Skënderajt, edhe dy kandidatë të tjerë të PSD-së në zgjedhjet e 11 majit u ankuan se janë përballur me kërkesa për të dhënë dorëheqjen nga puna, menjëherë pas njoftimit të kandidimit.

    Limonera Bozha, specialiste në Albpetrol dhe Tetem Hasimaj, infermier në Spitalin e Ballshit, thanë se u është kërkuar të japin dorëheqjen nga vendi i punës, megjithëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht. Hasimajt madje iu bë me dije se pezullohej nga detyra me justifikimin se kandidimi i tij cenonte Kodin Zgjedhor.

    “Pezullimin nga detyra të punonjësit z. Tetem Hasimaj, me profesion ‘Teknik shkencash shëndetësore – ndihmës epidemiolog’, si pasojë e regjistrimit të tij në listat zgjedhore të kandidimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025”, thuhet në vendimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ballsh.

    Vendimi arsyetohet, në mënyrë të çuditshme, si masë për të ndaluar përdorimin e burimeve publike në fushatë zgjedhore.

    Ndërkohë, ndaj Bozhës “Albpetrol” ka ngritur komision disiplinor. Ylli Skënderaj mbetet gjithashtu i bindur se familja e tij po targetohej për shkak të kandidimit në zgjedhje.

    Anëtarët e PSD-së thonë se kanë kohë që përballen me presione të ngjashme në nivel vendor. Më herët, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të kësaj force u detyruan të jepnin dorëheqjen nga mandati, me justifikimin se ai binte ndesh me postin e nëpunësit publik që mbanin.

    Madje, Erald Majushi, i cili mban një post nëpunësi në Këshillin e Qarkut, e dokumentoi presionin për vendin e punës edhe në letrën e dorëheqjes nga Këshilli.

    “Për të mos cënuar vijimin e marrëdhënies së punësimit tim, si i vetmi burim jetese për mua, jam sot i detyruar/i kushtëzuar që t’iu paraqes zyrtarisht dorëheqjen time nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Fier, nëpërmjet aktit prezent”, shkroi ai në qershor 2024.

    Përplasje PS-PSD në Këshillin Bashkiak

    Prej zgjedhjeve të vitit 2021, mes socialistëve dhe PSD-së së Tom Doshit, një biznesmen i pasur i shpallur “non grata” nga SHBA për përfshirje në korrupsion, ekziston një koalicion i heshtur. Doshi mori kontrollin e PSD-së pasi u shtrëngua të largohej nga Partia Socialiste, por duket se lidhjet mbeten të forta.

    Për 4 vjet me radhë, 3 deputetë të PSD-së në parlament votuan në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, ndërsa PSD ishte një prej faktorëve kyç të fitores së socialistëve në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në bashkinë e Shkodrës.

    Por uniteti midis dy partive në parlament nuk është reflektuar aq shumë në Fier – një nga qarqet me numrin më të madh të deputetëve, ku socialistët kanë dominuar me rreth 60% të votave. Këtu, prej mbi një viti ka një konflikt të hapur mes këshilltarëve të bashkisë nga PSD dhe atyre socialistë.

    Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillim të shtatorit 2024, kartonave të opozitës kundër vendimeve të shumicës socialiste iu bashkuan edhe pesë të tjerë nga grupi i PSD-së. Ndërkohë, përpara mbledhjes së muajit shtator, këshilltarët e PSD-së kishin bojkotuar mbledhjet për pesë muaj në shenjë proteste për atë që e quajtën “mospërmbushje e kërkesave të këshilltarëve të PSD Fier nga ana e administratës së bashkisë.”

    Në faqen zyrtare të PSD-së Fier në Facebook, postimi që deklaronte bojkotin mban datën 30 prill 2024.

    Në shtator 2024, socialdemokratët u rikthyen në Këshill, por ata kundërshtuan dhe debatuan fort për projektvendimet e paraqitura nga administrata e bashkisë Fier. Diskutimet dhe debatet e këshilltarëve socialdemokratë u shoqëruan edhe me votë kundër, ndërsa në mbledhjen e fundit të vitit 2024, pasi kritikuan ashpër drejtuesit vendorë, ata abstenuan në votën për buxhetin e vitit 2025.

    Në vijim, gjatë muajve janar dhe shkurt, këshilltarët e PSD-së votuan kundër mazhorancës, madje ankimuan në Prefekturë disa vendime në mbledhjet e Këshillit.

    Anëtarët e kësaj force politike nuk e fshehin se janë në konflikt me Partinë Socialiste. Floreta Gjini, këshilltare e PSD-së në Këshillin Bashkiak të Fierit, thotë se kriza ka nisur prej kohësh dhe fajëson për këtë ambiciet personale të drejtuesve socialistë të qarkut.

    “Prej kohësh në të majtën fierake ndihen qartë shenjat e një përçarjeje që, në thelb, duket se buron nga vetë individët brenda kësaj force politike,” tha ajo.

    “Një pjesë e tyre kanë rritur ndjeshëm ambiciet personale, duke u përpjekur të përvetësojnë vendimmarrjen, e duke lënë në hije interesat e elektoratit dhe të komunitetit që përfaqësojnë,” shtoi Gjini.

    Sipas saj, vendimmarrja e PSD-së lokale ka gjetur mbështetje edhe në qendër, prej nga u është thënë se “bashkëpunimi me PS” nuk prevalon mbi “integritetin dhe përgjegjësinë që socialdemokratët kanë ndaj qytetarëve.”

    “Ne mbështesim Partinë Socialiste kur ajo vepron në të mirë të qytetarëve, por nuk jemi dakord të bëhemi bashkëfajtorë nëse shkelet interesi publik,” theksoi Gjini, ndërsa shtoi se PSD-ja është sot një forcë e konsoliduar në Fier, me një bazë të fortë mbështetësish.

    “Pavarësisht presioneve të ndryshme, ne qëndrojmë të palëkundur në parimet tona,” tha ajo.

    Përndryshe, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak këmbëngulën se përplasje nuk kishte.

    “Nuk ka përplasje mes të majtës,” nxitoi të thotë Arnando Çupa, sekretar i Këshillit Bashkiak Fier. “Nuk ka pasur bojkot nga socialdemokratët, nuk mbaj mend të kenë abstenuar për buxhetin,” shtoi ai.

    Edhe Melsi Bogdani, këshilltar i PS-së në Fier, u përpoq të shmangë diskutimin për një konflikt të mundshëm PS–PSD. Por ai pranoi se në mbledhjen e 27 dhjetorit ka pasur debate të forta në Këshill, ku socialdemokratët kundërshtuan buxhetin.

    “E vërtetë është se në mbledhjen e dhjetorit, kur do të miratohej buxheti i 2024-ës, grupi socialdemokrat kundërshtoi dhe debatoi fuqishëm,” tha Bogdani.

    “Por nuk e di nëse votuan kundër apo abstenuan, sepse nuk u interesova më pasi dëgjova nga kryetarja: ‘Miratohet’,” shtoi Bogdani, duke iu referuar shumicës socialiste, e cila përbën 60% të mandateve të Këshillit. /Marrë nga Reporter.al


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Skandali/ Prokurori e pranon se SPAK kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës

    By LAJME 2409/04/20250

    Pikërisht në kulm të polemikave nëse edhe SPAK ashtu si partitë politike ka gazetarët e…

    Lushnje/ Qëlloi me armë gjahu pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur

    16/04/2025

    Numërohen 92% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD mbron 52

    13/05/2025

    Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrinë në Fier baza materiale për KZAZ-të

    07/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.