Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë. Policia bën të ditur se shkak i konfliktit me αrmë mes vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie. Gjithashtu është shoqëruar në komisariat njëri prej autorëve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy prej autorëve që ishin të përfshirë në sherr.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Fier Seman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. Konja, 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. Konja, 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. Konja).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. Konja dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. Konja dhe A. G. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAJME24