Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës gjatë mitingut elektoral të PD-së në qytetin e Elbasanit. Një grup personash janë parë të përplasen fizikisht me njëri – tjetrin. Burime jozyrtare nga PD thanë se shkak është bërë një konflikt me rojën e stadiumit, i cili nuk ka lejuar mbështetësit e PD-së të futeshin brenda dhe të hidhnin fishekzjarrë nga tarraca.
Policia nuk ka dhënë ende një informacion për atë që ka ndodhur, por ka konfirmuar se po heton për rrethanat. Mediat raportojnë se në spitalin rajonal të qytetit ka mbërritur i lënduar edhe djali i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ai ka marrë një çarje në kokë, por pa pasoja serioze. LAJME24
The post Përplasja/ Ç’ndodhi në mitingun e PD në Elbasan (VIDEO) appeared first on LAJME24.