Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Poliçani ashtu edhe Skrapar. Bazuar në rezultate në të dyja bashkitë, Partia Socialiste kryeson në vota.
Në Skrapar PS fitoi përballë Partisë Demokratike-ASHM, me një diferencë prej 2026 votash. Edhe në Poliçan, socialistët fituan me 2100 vota diferencë nga PD-ja. Ndërkohë si forcë e tretë renditet Shqipëria Bëhet me 372 vota.