Sot, më 11 maj, 3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm. Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 26.27%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.
Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.