Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste ka nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend duke qenë se është në listë të mbyllur. Dy deputetët nga lista e hapur janë ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902.
PD dhe aleatët që kanë marrë vetëm 1 mandat në këtë qark, nxjerrin deputet nga lista e mbyllur vetëm Tritan Shehun.