Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Pasqyra e FOX NEWS për zgjedhjet në Shqipëri; Në betejë sorosistë dhe trumpistë!
    POLITIKË

    Pasqyra e FOX NEWS për zgjedhjet në Shqipëri; Në betejë sorosistë dhe trumpistë!

    By LAJME 2416/04/20258 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Artikulli i Fox News për Shqipërinë nuk është nga ato që jemi mësuar të shohim për vendin tonë në mediat e huaja. Një nga zërat më të fuqishëm të së djathtës amerikane sjell një panoramë krejt ndryshe të përballjes në zgjedhjet e 11 Majit, ku Shqipëria e Edi Ramës përshkruhet si një shtet i kapur nga aleanca politike e majtë globale, me George dhe Alex Soros në qendër të lojës dhe me një drejtësi të përdorur si armë kundër opozitës.

    Në anën tjetër, opozita shqiptare nuk prezantohet si një grup i përçarë, por si një target sistematik i një komploti të mirëorganizuar: i ekzekutuar nga SPAK, i mbështetur nga ambasada amerikane dhe e ndëshkuar me sanksione politike nga administrata e kaluar amerikane, që, sipas këtij artikulli, nuk është bërë në bazë të provave, por me përkrahjen e lobit të Soros.


    Në këtë pasqyrë, Sali Berisha paraqitet si një “Trump ballkanik”, i ndëshkuar me sanksione dhe i përjashtuar nga procesi politik jo për korrupsion të provuar, por për sfidën që i bën një rendi të ndërtuar nga të majtët brenda dhe jashtë vendit.

    Më shumë se për të ndryshuar narrativën publike brenda në Shqipëri, shkrimi duket se ka për synim të shënojë një kthesë në mënyrën si shihet loja politike në Tiranë nga e djathta amerikane. Jo më kot është publikuar në Fox News Digital si më poshtë:

    Soros kundër Trump: Socialistët shënjestrojnë konservatorët në zgjedhjet e ardhshme të një vendi europian

    Ish-ambasadori shqiptar në SHBA thotë se zgjedhjet e ardhshme në vend do të jenë më shumë si një përballje mes politikave të Presidentit Trump dhe atyre të George dhe Alex Soros-it, ndërkohë që partitë opozitare akuzojnë socialistët në pushtet për korrupsion.

    “Shqipëria tani është një sistem një-partiak që pretendon se mban zgjedhje,” tha për Fox News Digital Agim Nesho, ish-ambasador shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në Kombet e Bashkuara. Nesho thotë se zgjedhjet e majit “janë një përplasje mes ‘Trump-istëve’ dhe ‘Soros-istëve’, ku këta të fundit luftojnë për të mbajtur kontrollin mbi korrupsionin dhe shtetin në Shqipëri.”

    Në mes të akuzave për korrupsion dhe arrestimeve të fundit të kandidatëve të rëndësishëm të politikës shqiptare, disa kritikë kanë shprehur shqetësim për integritetin e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin me 140 anëtarë të vendit, të planifikuara tani për më 11 maj.

    Nesho pretendoi se socialistët në pushtet “të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, janë me prirje autokratike të rrënjosura thellë… për më shumë se 12 vjet, janë mbështetur nga donatorë të pasur të së majtës si Alex Soros, mik i ngushtë i Ramës, dhe nga projekte si USAID dhe reforma në drejtësi e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, të cilën Rama e ka kapur dhe e ka përdorur për të sulmuar opozitën konservatore dhe të qendrës së djathtë.” Ai thotë gjithashtu se kryeministri “drejton një narko-shtet të fuqishëm që përhap frikë dhe ushtron kontroll mbi zgjedhjet.”

    Sipas Politico, ish-menaxheri i fushatës së Presidentit Trump, Chris LaCivita, iu bashkua në shkurt fushatës së Sali Berishës, liderit të djathtë të Partisë Demokratike në Shqipëri. LaCivita tha se Berisha ështe “një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe… do të punoje me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara.” Ai e quajti Ramën “kukull e George Soros-it.”

    Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, i tha Fox News Digital se qeveria e Ramës “ndaloi emrin tim dhe emrin e partisë time nga lista e votimit” gjatë zgjedhjeve të majit 2023. “Kur dështuan me këto masa,” tha ai, “ata shkuan edhe më tej.”

    Parlamenti i hoqi Berishës imunitetin ligjor në dhjetor 2023 dhe e vendosi në arrest shtëpie, nën akuzën se kishte përdorur pozicionin e tij për të ndihmuar dhëndrin të përvetësonte tokë private. Berisha thotë se “dokumente zyrtare provuan” se toka i përkiste gjyshit të dhëndrit të tij dhe ishte konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Berisha u lirua nga arresti shtëpiak. Ai u akuzua zyrtarisht për korrupsion në shtator, raportoi Associated Press.

    Zëdhënësi i Berishës, Alfred Lela, i tha Fox News Digital se Berisha është aktualisht në pritje të gjyqit.

    Përveç Berishës, edhe kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta u arrestua për akuza korrupsioni në tetor 2024, në një çështje që një burim e përshkroi për Fox News Digital si një “pwrdorim politik i gjyqësorit dhe e agjencive të zbatimit të ligjit.” Dikur aleat i Ramës, Meta ka theksuar shpesh rritjen e korrupsionit dhe autoritarizmit të qeverisë së Ramës.

    Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros ka investuar mbi 131 milionë dollarë në Shqipëri midis viteve 1992 dhe 2020, duke “mbështetur në mënyrë direkte ngjitjen e z. Rama në pushtet”, sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Ligj & Drejtësi (European Center for Law & Justice) në vitin 2023.

    Qendra pretendon se Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka ndihmuar në shpërndarjen e një pjese të 60 milionë dollarëve që USAID shpenzoi për reformën në drejtësi në Shqipëri midis viteve 2000 dhe 2015, duke shpjeguar se opozita e ka “denoncuar këtë reformë si një përpjekje për të vendosur kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor.”

    Zyrat e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri dhe në SHBA nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta nga Fox News Digital në lidhje me akuzat që kundërshtarët i kanë adresuar kësaj organizate.

    Sipas një faqeje zyrtare të Fondacionit, grupi ka “caktuar 600,000 dollarë për të mbështetur procesin e reformimit të sistemit gjyqësor shqiptar” në vitin 2015 si pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Fondacioni për Shoqëri të Hapur pretendon se “fondet janë përdorur për të financuar një grup ekspertësh prej 20 vetash, për të zhvilluar aktivitete sensibilizuese, sondazhe publike, një faqe të dedikuar në internet dhe për të organizuar konferenca.”

    NewsNation raportoi se Alex Soros udhëton shpesh në Tiranë dhe e quan atë “shtëpinë e tij të dytë”. Në korrik 2021, Soros postoi një selfie me Ramën në Instagram, duke e cilësuar kryeministrin si “mikun e tij të mirë.”

    Berisha thotë se tetë vite më parë i ka kërkuar Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian “të ndalojnë aktivitetin politik të [George] Sorosit në Evropë, pasi ai është armik i demokracisë.”

    Në një fjalim të dhjetorit, Berisha deklaroi se do të ndalojë veprimtarinë e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri, duke e cilësuar këtë grup si një “kërcënim të vërtetë kombëtar”, sipas Euronews Albania. Berisha akuzoi qeverinë Rama për keqmenaxhim të burimeve dhe dështim në luftën kundër varfërisë, gjë që, sipas tij, ka detyruar 45% të shqiptarëve të emigrojnë.

    Një tjetër pengesë për kandidimin e Berishës janë sanksionet që ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken shpalli kundër tij, gruas dhe fëmijëve të tij në maj 2021. Blinken deklaroi se Berisha kishte qenë “i përfshirë në akte korrupsioni, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përdorur pushtetin për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet dhe zyrtarët e tyre.”

    Berisha ka deklaruar se sanksionet ndaj tij janë “tërësisht rezultat i lobimit të korruptuar” nga George Soros dhe Edi Rama. Ai ka thënë gjithashtu se anëtarë të administratës Biden “e kanë kthyer Ambasadën Amerikane në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie,” duke i nxitur mbështetësit, gazetarët dhe biznesmenët të mos e mbështesin atë dhe partinë e tij. Ai pohoi se Departamenti i Shtetit “u ka kërkuar edhe vendeve të tjera të më sanksionojnë dhe të më izolojnë.”

    Berisha tha se sanksionet kanë penguar fushatën e tij. “Sigurisht që më dëmtojnë, sepse nuk mund të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë shumë të shumtë, dhe këtë herë, për herë të parë, ata kanë të drejtë të votojnë për partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e tyre të origjinës.”

    Ilir Meta në protestën e 2 Marsit
    Ilir Meta në protestën e 2 Marsit

    Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se nuk kishte asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se institucionet amerikane kanë kthyer mbështetësit kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve nga Fox News Digital nëse sanksionet ndaj Berishës duhet të mbeten në fuqi, apo nëse ato pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

    Një zëdhënës i ish-presidentit Joe Biden nuk iu përgjigj pyetjeve nëse administrata e tij ka pasur ndonjë rol në kthimin e mbështetësve kundër Berishës.

    Nesho vuri në dukje se sanksionet “kanë mungesë… të provave dhe janë refuzuar nga opinioni publik shqiptar. Kjo duket si një lëvizje politike, e nxitur nga aleatët me fuqi të mëdha financiare të Ramës, si Alex Soros, të cilët përfitojnë si financiarisht ashtu edhe në ndikim nga qëndrimi i Ramës në pushtet.” Nesho i bëri thirrje administratës Trump që “ta heqë menjëherë këtë ndalim. Ai po nxit ndjenja anti-Amerikane dhe bie ndesh me vlerat e demokracisë dhe drejtësisë,” shtoi ai.

    Nesho pretendoi se “tre zgjedhjet e fundit kanë qenë të padrejta, të mbushura me frikësim dhe vjedhje. Zgjedhjet e ardhshme më 11 maj 2025 nuk duhet të jenë një shfaqje e rreme – ato duhet të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. SHBA dhe BE duhet të kërkojnë këtë standard ose të kërkojnë që votimi të shtyhet derisa të përmbushë standardet e duhura.”

    Fox News Digital ka kontaktuar disa herë për koment kryeministrin shqiptar Edi Rama, Fondacionin për Shoqëri të Hapur (OSF), një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, si dhe Ambasadën Shqiptare në Washington, D.C., në lidhje me akuzat për korrupsion dhe ndërhyrje të OSF në zgjedhje, por nuk ka marrë asnjë përgjigje./ FoxNews përshtati LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Rama në Durrës riciklon premtimin për ujin e pijshëm

    By LAJME 2421/04/20250

    Kryeministri Edi Rama ka folur për ujin e pijshëm përgjatë 24 orëve në Durrës, duke…

    Edward Joseph: Ç’duhet të bëjë tani ambasadori i SHBA në Beograd

    24/09/2023

    Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritje me 14.7%

    24/04/2025

    Evropa nuk mund të jetë një “vasale e përhershme e sigurisë” së SHBA-së

    16/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.