Është gjetur i pajetë i riu nga Hasi i cili kishte humbur kontaktet me familjen e tij për më shumë se katër ditë. Viktima i identifikuar si Ajet Lleshi., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit Ajet Lleshi., por fatkeqësisht u gjet trupi i tij i pajetë pas më shumë se katër ditë kërkimesh.