Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë, autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për tabelën rrugore
    POLITIKË

    Paraqiste Pejën si pjesë të Serbisë, autoritetet në Mal të Zi nisin hetime për tabelën rrugore

    By LAJME 2407/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Ministria e Transportit e Malit të Zi ka urdhëruar më 7 prill Inspektoratin e Rrugëve që të hetojë rastin e vendosjes së një shenje rrugore në Plavë, ku qyteti i Pejës, që ndodhet në Kosovë, ishte shënuar si pjesë e Serbisë, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo ministri. Shenja u hoq më 6 prill, por nuk dihet saktësisht kur ishte vendosur. Ministria nuk ka dhënë përgjigje se kush dhe kur ka urdhëruar vendosjen dhe më pas heqjen e shenjës kontestuese në vendbanimin Murinë, që i përket Komunës së Plavës, në veri të Malit të Zi, afër kufirit malazezo-kosovar.

    “Drejtoria e Transportit është përgjegjëse për vendosjen e sinjalizimit rrugor përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale. Ministria është në dijeni për rastin në fjalë dhe kemi urdhëruar Inspektoratin që të dalë në terren dhe të veprojë në përputhje me gjendjen faktike dhe ligjin”.


    Fotografia me këtë shenjë rrugore u shpërnda të dielën në rrjetet sociale. Të njëjtën e ndau edhe artistja nga Plava, Kaltrina Hoti. Në një video përballë shenjës, Hoti shihet bisedon me punëtorët e kompanisë që, siç dëgjohet, e kishin vendosur tabelën.

    “Është urdhëruar nga Podgorica, nga Drejtoria e Transportit. Unë jam vetëm punëtor dhe vendos shenjat sipas dokumentacionit që marr”, tha njëri nga punëtorët, duke treguar një letër që nuk shihet qartë në video.

    Kur Hoti përsëriti se udhëzimet për vendosjen e shenjës kishin ardhur nga Ministria malazeze, punëtori e pohoi këtë. Në kamionin që shihej në video ishte i shkruar emri i kompanisë “Signal”. Kjo kompani, me seli në Sombor të Serbisë, sipas faqes zyrtare të internetit, është e specializuar për prodhimin dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor.

    Ata nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it se kush i kishte angazhuar. Nga komuna fqinje e Rozhajës i thanë REL-it se, ndryshe nga disa pretendime në rrjete sociale, nuk ka pasur përpjekje për vendosjen e tabelave të ngjashme në atë qytet. Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit, për vendosjen e sinjalizimit rrugor është përgjegjëse Drejtoria e Transportit me pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

    REL-i i ka drejtuar pyetje MPB-së se kush e ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tabelës, përmbajtja e së cilës bie ndesh me njohjen e shtetit të Kosovës nga Mali i Zi, por nuk ka marrë përgjigje. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Në krye të Ministrisë së Transportit të Malit të Zi është një përfaqësuese e Frontit Demokratik (DF), parti që gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Se tabela kontestuese është hequr nga Drejtoria e Transportit, e konfirmoi kryetari i Plavës, Nihad Canoviç. Ai u distancua nga i gjithë rasti, duke thënë se pushteti lokal nuk ka pasur asnjë rol në vendosjen e tabelës.

    “Pasi u njoftova për këtë, kontaktova me përfaqësuesit e Drejtorisë së Transportit, të cilëve u tregova për lëshimin dhe problemin që ka shkaktuar vendosja e saj. Banorët e Plavës kanë qenë gjithmonë njerëz të paqes, respektit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore – kjo nuk ndryshon”, shkroi Canoviç.

    Heqjen e tabelës e konfirmoi edhe ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, duke reaguar ndaj shumë postimeve në rrjetin X, kryesisht nga Kosova. Ai nuk u përgjigj thirrjeve të REL-it. Ndërkaq, deputeti dhe kryetari i partisë shqiptare Forca, Genci Nimanbegu, i bëri thirrje kryeministrit Milojko Spajiq që të ndërhyjë. Ai e dënoi vendosjen e tabelës si një provokim të qartë politik, duke i kërkuar kryeministrit të ndërmarrë masa urgjente që tabela rrugore të përputhet me faktet. Partia e Nimanbegut, ashtu si edhe ajo e Dukajt, janë pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi.

    “Ky rast, i cili u realizua nga zyrtarët e Ministrisë së Transportit, tregon se në Mal të Zi ende ka mendësi që e kundërshtojnë, nuk pajtohen apo përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht”, tha Nimanbegu.

    Ndër ata që “përpiqen të ndryshojnë faktet e njohura ndërkombëtarisht” është Partia Popullore Demokratike, anëtare e ish-Frontit Demokratik, nënkryetarja e së cilës, Maja Vukiqeviq, është në krye të Ministrisë së Transportit. Kjo parti, ndër të tjera, angazhohet për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, që Mali i Zi e njohu në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovićit.

    Për Kosovën ata pretendojnë se është territor i pushtuar serb dhe e quajnë “pseudështet”. Kjo parti, e udhëhequr nga Milan Knezheviq, ka pushtet absolut në Zeta, komuna më e re në Mal të Zi. Parlamenti lokal i Zetës ka miratuar një Deklaratë me të cilën, sipas tyre, në territorin e kësaj komune nuk vlen njohja e pavarësisë së Kosovës. Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe dalja e Malit të Zi nga aleanca NATO janë pjesë e objektivave të tyre të politikës së jashtme.

    Kjo parti është pjesë e shumicës parlamentare që nga gushti i vitit 2020, kur bashkë me partinë e Andrija Mandiqit, kryetar i Kuvendit, me Demokratët dhe lëvizjen qytetare URA, morën pushtetin. Me ristrukturimin e Qeverisë në korrik të vitit të kaluar, ata fituan dy poste dhe u bënë formalisht pjesë e saj.

    Megjithëse partitë e Frontit Demokratik kishin paralajmëruar se do t’i ngrijnë objektivat e politikës së jashtme dhe do të respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, në praktikë ndodhi e kundërta, gjë që bëri që Podgorica zyrtare të marrë tri nota proteste nga fqinjët – një nga Kroacia dhe dy nga Bosnja e Hercegovina. Knezheviç dhe Mandiç u shpallën persona të padëshiruar në Kroaci vitin e kaluar./ REL


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Harta/ Rrugët që do të bllokohen për 2 ditë në Tiranë nga samiti

    By LAJME 2414/05/20250

    Bllokimet e para të rrugëve në kuadër të mbarëvajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian…

    11 Maj shqiptarët zgjedhin qeverinë e re, Celibashi: Rezultati pa u mbyllur e marta

    16/04/2025

    Hapet shkolla e parë shqipe në Firence të Italisë

    20/04/2025

    Zelenskyy: Nëse Putin nuk ndalet do të nisë Luftën e Tretë Botërore!

    14/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.