Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar sot një takim me Prokurorinë e Elbasanit, drejtorin dhe nëndrejtorin e policisë së qarkut Elbasan, shefat e komisariateve dhe drejtorin e AMP.
Takimi vjen në kuadër të monitorimit me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
Grupi i monitorimit të SPAK që udhëhiqet nga prokurori Ols Dado, po ndjek zhvillimet në terren në kohë reale. Ndërkohë hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.