Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin
    POLITIKË

    Paqe fiskale apo dorëzim i shtetit/ Ç’përmban oferta e Ramës për biznesin

    By LAJME 2424/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Amnistia fiskale, projekti për të cilin Edi Rama u refuzua kategorikisht nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është rikthyer si premtim i fushatës së 11 Majit, nën kamuflimin e një nisme që qeveria e quan “paqe fiskale” dhe që u prezantua si një ofertë ekskluzive për biznesin.

    Si në çdo fushatë, është normale që partitë politike të shfrenohen në premtime për të ngrëna me lugë floriri, por kjo paqe me të cilën kryeministri Rama i shkel syrin biznesit nga Elbasani, është në realitet një dorëzim total i shtetit përkundrejt biznesmenëve pehlivanë, që deri tani kanë shmangur detyrimet tatimore dhe kanë kryer evazion fiskal.


    Oferta ka si përfitues kryesorë biznesmenët realisht të mëdhenj, elementë të krimit të organizuar që menaxhojnë biznese apo politikanë të korruptuar që nëpërmjet bizneseve të familjarëve të tyre, nëpërmjet ryshfetit apo ndikimit politik kanë pasur mundësi të bëjnë para në mënyrë të paligjshme, t’i shmangen detyrimeve shtetërore, kanë fshehur bilancet reale, kanë grumbulluar shuma të mëdha parash në paligjshmëri dhe që sot kanë shansin t’i pastrojnë, duke u  duke paguar një taksë disa herë më vogël.

    1) Biznesi e vendos vetë fitimin që deklaron

    Sipas propozimit që u bë në takimin me biznesmenë të vegjël në Elbasan, nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, një biznes mjafton të bëjë marrëveshje me administratën tatimore, dhe mund të paguajë si tatim fitimi, një mesatare të tre viteve të fundit. Pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle në dyert e tij.

    Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Paragjykimet nuk i pranojmë

    Amnistia fiskale/ Ambasadorja e BE: Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

    Por ky propozim shoqërohet edhe nga një shkelje syri për ata, që deri tani e kanë fshehur një pjesë të fitimit, që mjafton të paguajnë 5% (nga 15% që është tatimi për fitimin) dhe mund ta shtojnë sa të duan fitimin e tyre.

    “Nëse biznesi vendos që do të deklarojë një fitim më të lartë se sa ai i dakortësuar me administratën tatimore, përfitimi shtesë do të tatohet me 5%” tha Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi.

    Me këtë deklaratë, Ministrja e Financave ka hedhur në erë të gjithë ato aksione tatimore që qeveria e Ramës ka ndërmarrë në vitet e shkuara, për deklarim të kuponit tatimorë dhe për pajisjen me kasa fiskale, të shoqëruara me kërcënime, kontrolle dhe gjoba nga tatimet. Kuptohet se mundësia që i jepet biznesit për ta deklaruar sa të dëshirojë fitimin, i hap rrugën opsionit për pastrimin e parave të pista.

    2) Biznesi korrigjon bilancet e viteve të shkuara

    Paqja fiskale vec të tjerave parashikon edhe një rishikim të bilanceve të biznesit në vitet e kaluara. Çdo “sipërmarrës” që ka punuar në të shkuarën me bilance të rreme, do të ketë mundësinë t’i bëjë një korrigjim zërave të viteve të shkuara. Për shtesat dhe korrigjimet do të paguajë vetëm 5% tatim mbi fitimin.

    “I gjithë biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të mund që në paqe të ecë në të ardhmen i sigurtë. Janë shumë biznese që hyjnë në këtë kategori” u shpreh Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të paqes fiskale.

    Kjo pikë e dytë e “paqes” është një mundësi e drejtpërdrejtë që bizneset të legjitimojnë paratë e fituara nga shmangia e tatimeve apo të deklarojnë në sistem fitime që nuk i kanë realisht nga biznesi i tyre. Me pak fjalë, një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë para për të pastruar, mjafton që të paguajnë një shumë prej 5% si tatim i korrigjuar në bilancet e një biznesi.

    3) Biznesit i falen detyrimet dhe kamatvonesat

    Pika e tretë e paqes fiskale, nënkupton edhe falje të detyrimeve, gjobave dhe kamatvonesave për ato bizneseve që kanë vonuar për më shumë se 5 vjet detyrimet. Ky propozim parashikon që kush paguan në një këst detyrimet e prapambetura do të përfitojë madje, ulje me 50% të shumës së detyrimit.

    Përfitimet kryesore në këtë rast janë për biznesin e madh, që nëpërmjet ndikimit politik apo ryshfetit arrin të shmangë vit pas viti kontrollet tatimore.

    Në anën tjetër, dekurajohen të gjithë ata biznesmenë të ndershëm, që këto vite janë treguar aq budallenj sa të jenë korrektë me shtetin dhe të mos vonojnë asnjë pagesë.

    Disa vite më parë, kryeministri Rama bëri një tentativë për të bërë amnisti fiskale, duke i dhënë mundësinë emigrantëve, biznesmenëve dhe shtetasve të huaj, që nëpërmjet pagesës së një përqindjeje të caktuar mund të pastronin deri në 2 milion euro të padeklaruara.

    Pas reagimit të fortë të Bashkimit Europian dhe të FMN, kryeministri Rama u tërhoq, por duket se në fushatën për 11 Majin e ka modifikuar ofertën duke e quajtur “paqe fiskale”, realisht një moment kur shteti ngre flamurin e bardhë të dorëzimit përballë grykësisë së biznesit të madh, për të bërë më shumë para në kurriz të atyre që i binden ligjit./ Nga Dorian Kodra për LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

    By LAJME 2416/04/20250

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial…

    Kievi kërkon 30 ditë armëpushim/ Moska: Të shohim

    21/04/2025

    Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

    03/05/2025

    Nisen emigrantë të tjerë nga Italia, do presin në Gjadër riatdhesimin

    09/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.