Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    • Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Papa i ri Leo XIV: Kisha duhet të përballet me mungesën e besimit
    LAJME

    Papa i ri Leo XIV: Kisha duhet të përballet me mungesën e besimit

    By LAJME 2409/05/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Papa i ri, Leo XIV, ka bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtojë ashpër mungesën e besimit në meshën e tij të parë në Vatikan.

    Duke folur të premten, një ditë pas zgjedhjes së tij si udhëheqësi i parë amerikan i Kishës Katolike, ai paralajmëroi se njerëzit po i drejtohen për siguri “teknologjisë, parasë, suksesit, pushtetit, ose kënaqësisë” në vend të Kishës.

    Papa Leo gjithashtu bëri thirrje që kardinajtë të zgjerojnë misionin e predikimit.

    Ngjitja në detyrë e Robert Francis Prevost, 69 vjeç, i lindur në Çikago, është festuar gjerësisht nga 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën, me gëzim në veçanti në Peru, ku ai ka shërbyer për 20 vite, dhe në atdheun e tij në SHBA.

    Në fjalimin e tij, papa i ri tha se ishte zgjedhur për të qenë një “administrator besnik” i Kishës dhe për ta drejtuar atë si një “fanar” për të arritur zonat që vuajnë nga “mungesa e besimit”. 

    “Mungesa e besimit shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit të jetës, me shpërfilljen e mëshirës, me shkelje të tmerrshme të dinjitetit njerëzor, me krizën e familjes dhe me kaq shumë plagë të tjera që e mundojnë shoqërinë tonë,” tha ai në italisht.

    Papa Leo kishte veshur një mantel të bardhë me zbukurime ari ndërsa iu drejtua kardinajve të ulur në Kapelën Sistine, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga administrata e Vatikanit.

    Të enjten në mbrëmje, Prevost u prezantua para botës si Papa i ri Leo XIV, mes brohoritjeve të fuqishme nga turma të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit.

    Duke u shfaqur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, fjalët e tij të para për dhjetëra mijëra besimtarë të mbledhur shpalosën një vizion për një Kishë “misionare” që “ndërton ura, që mban dialog, që është gjithmonë e hapur”. 

    Ai përsëriti thirrjen e paraardhësit të tij, Papa i ndjerë Françesku, për paqe.

    “Na ndihmoni, dhe ndihmoni njëri-tjetrin, që të ndërtojmë ura përmes dialogut, përmes takimit, për t’u bashkuar si një popull i vetëm, gjithmonë në paqe,” tha ai.

    Liderët botërorë janë nxituar të urojnë Prevost për zgjedhjen e tij, duke premtuar bashkëpunim me të për çështjet globale. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti një “nder të madh” që SHBA ka për herë të parë një papë amerikan.

    Prevost, i cili ka edhe shtetësi peruviane, u bë vetëm në vitin 2023 fillimisht kryepeshkop e më pas kardinal. Ai u zgjodh lider nga kolegët e tij kardinaj brenda vetëm dy ditëve votimi në konklavën e fshehtë që u zhvillua dy javë pas vdekjes së Françeskut.

    Ai shihet si i afërt me Papa Françeskun e ndjerë, i cili konsiderohej si një kampion progresist i të drejtave të njeriut dhe i të varfërve, i njohur për stilin e tij karizmatik që synonte ta bënte Kishën Katolike më të hapur ndaj botës.

    Vëzhguesit e Vatikanit kanë vënë re se Françesku dukej se e kishte sjellë Prevost në Romë vitet e fundit, ndoshta për ta përgatitur si pasardhës të mundshëm.

    Deklaratat e ardhshme të Papa Leos, përfshirë lutjen Regina Coeli të së dielës në mesditë dhe një konferencë për shtyp me gazetarë të hënën, do të vëzhgohen me shumë kujdes për të kuptuar drejtimin që ai synon t’i japë Kishës dhe çfarë lloj Pape ai do të jetë.

    BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    KRONIKË

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy automjete, përfundojnë në spital 4 persona

    By LAJME2420/09/20230

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.Mësohet se…

    Korrupsion aktiv për zgjedhje i PSD-së në Kukës, në kërkim kryeplaku i fshatit

    13/05/2025

    Aksident në Laç, 28-vjeçari përplas të këmbësorin e moshuar

    12/05/2025

    Numërohen 110 kuti në Berat, PS kryeson me 60%

    12/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.