Një bombë shpërtheu pak pas orës 21:30 të kësaj të premteje në jashtë zyrave kompanisë “Hellenic Train” në Syggrou Avenue në Athinë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Sipas informacioneve të mediave greke, një person i panjohur kishte telefonuar dhe paralajmëruar për vendosjen e një bombe rreth pres 20:53. Ai tha se “bomba do të shpërthejë për 35-40 minuta” ndërsa theksoi se kjo “nuk është mashtrim”.
Oficerët e policisë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë gjetur një skuter pa targa në të cilin ishte vendosur një çantë shpine me dry. Zona është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që vjen me një motor dhe braktis çantën pranë një kolone. Pak çaste më pas ndodh një shpërthim i madh. Një hetim paraprak është duke u kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimeve të Posaçme të Dhunës. LAJME24