Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në bypass-in e Lushnjës, në aksin nga Plugu në Savër. Një automjet tip “Range Rover” është përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
Në automjet kanë qenë 5 persona, por 2 prej tyre kanë marrë plagë më të rënda. Të gjithë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht të lënduarit nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Siç shihet edhe nga pamjet mjeti ka marrë dëme, por nuk është djegur tërësisht. Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa një grup hetuesish po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. LAJME24