Në këto pamje shfaqet aksidenti i ndodhur rreth orës 18:30 të pasdites në qytetin e Peshkopisë.
27-vjeçari Alban Shoti i cili ishte drejtuesi i mjetit ‘Golf’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një efektiv të policisë dhe është përplasur me pjesën e përparme të një dyqani që ndodhej në afërsi.
Ndërkohë ka mbetur i lënduar efektivi i policisë i cili është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. /LAJME24