Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona
    • Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
    • VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut
    • SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
    • Kryeministri Edi Rama pret në takim homologun britanik Keir Starmer
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » “O Ludovik…”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Çuni i Kristaqit më kërcënoi
    LAJME

    “O Ludovik…”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: Çuni i Kristaqit më kërcënoi

    By LAJME 2406/05/20252 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish drejtuesin e PD-së në këtë qark, Tomor Alizotin. Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë, tha Rama, duke iu referuar deklaratës së Alizotit, kur tha “do t’ju hamë të gjallë”.

    “Paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit. Më kapi frika se thashë mos më ha Alizoti të gjallë. Por, shkoj atje dhe gjej lumë. Shih andej, shih këtej se pashë asgjëkund Ludovikun. Tani që ju pashë juve, mendova me vete, e kupton mor Tomor se çfarë do të hash të gjallë ti apo jo.

    S’e ka një fjalë populli shqiptar Tomor, thotë ‘tamaja modhe të le pa gjo’. Por, me sa shoh unë, tamaja modhe, ty do të lejë pa zo. O Ludovik, ke gjet vendin më të gabum, njerëzit më të gabum, forcën më të gabume me u ngatërro mo Tomor. Më del para syve Tomori dhe e mendoj në datë 12”, – tha Rama.

    Përgjigjen Alizoti ia ktheu gjatë një bisede në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel. Deklaratën e Ramës se “je marrë me njerëzit e gabuar”, Alizoti e quan kërcënim.

    “Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet. Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar. Do merrem drejtpërdrejt me Ramën”, – tha demokrati, që akuzoi paraardhësit e kryesocialistit se kanë dënuar me vdekje gjatë diktaturës babanë dhe të afërmit e tij.

    “Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqendrimit.

    Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…” – tha Alizoti. LAJME24

    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

    15/05/2025

    VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Skema e pastrimit të parave në ndërtim me blerje Cash

    23/07/2025

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Përplasi motomjetin ndërsa ishte i dehur në timon, plagosen dy persona

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    KRONIKË

    VIDEO/ Pamje të pabesueshme, gjobitet shoferi në Tiranë, kishte futur fëmijën në… bagazh

    By LAJME2412/09/20230

    Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtjes në automjet, të fëmijëve…

    Peçi bën ‘Tërmet’ në Gjirokastër, PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur

    14/05/2025

    Deputeti gjerman: Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të nxjerrë këtë herë Vuçiqi

    24/09/2023

    Olta shuan kureshtjen e të gjithëve nëse kishte veshur të brendshme natën e DWTS ‘E c’më duheshin…’

    10/10/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2026 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.