Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”/ Si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
    POLITIKË

    Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”/ Si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin

    By LAJME 2421/04/20254 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Për të shpjeguar komunikimin publik të Edi Ramës në rrjete sociale, në mitingje apo edhe në konferenca me gazetarët, shpeshherë flitet për sondazhet që organizon Partia Socialiste dhe që i dhurojnë atij orientimin e duhur mbi çështje dhe probleme të ndryshme që ngrenë qytetarët. Edhe vetë Rama mburret se PS organizon për çdo muaj anketa, të cilat, sipas tij, janë ku e ku më pranë të vërtetës, në krahasim me ato të televizioneve.

    Prandaj, kur kryeministri ndan parashikimet për 11 Majit, këto nuk duhen parë si fjalë që i merr era, por si produkte të pyetësorëve, që masin pëlqimin e qytetarëve për njërën parti apo tjetrën, në një moment të caktuar.


    Dhe në një hark kohor prej tetë muajsh, Edi Rama ka bërë një seri parashikimesh për rezultatin e 11 Majit, të cilat nëse shihen nga afër tregojnë atë që çdo lider politik do të donte ta fshihte para ditës së zgjedhjeve: pritshmëritë e PS për 11 Majin janë në rënie.

    T’i marrim me radhë:

    Më 8 shtator 2024, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Edi Rama fluturoi lart me bastin publik për fitoren në zgjedhje. Me arrogancën karakteristike të pushtetarit që sheh para tij një shoqëri të gjunjëzuar para pushtetit, Rama lëshoi një parashikim për të cilin sqaroi se nuk e kishte parë në filxhanët e kafes, por e kishte falë “instituteve moderne të matjes së opinionit”.

    “Dhe mbajeni mend këtë që po iu them, ne do e lëmë PD me rezultatin e vitit 1997”, deklaroi ai, duke iu referuar një nga momenteve më dramatike të vendit, kur shteti nuk ekzistonte; Partia Demokratike mori vetëm 25 deputetë dhe Partia Socialiste arriti mbi 115 mandate në parlament.

    Vetëm një lider delirant ose një autokrat i sigurtë se e ka eleminuar opozitën, mund të shpallë një fitore të tillë 8 muaj para zgjedhjeve.

    Zgjedhjet e ardhshme/ Basti i Ramës: “Do e lë PD me aq mandate sa në ’97”

    Pastaj filloi zbritja. Më 10 prill 2025, një ditë para nisjes së fushatës, ndërsa fliste para ekranit të kompjuterit në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, Edi Rama lëshoi një version më të zbutur të fitores: “Nuk e di rezultatin, mbase do të fitojmë më shumë se 77 deputetë” u shpreh ai.

    Nuk ishin më 115, por gjithsesi një shumicë komode, që socialistët e synuan por nuk e arritën dot në vitin 2021. Në të njëjtën frymë, ai paralajmëroi se do ta shpallë rezultatin nga Kuçi, siç bëri katër vite më parë.

    Do të fitosh 77 deputetë? Rama i përgjigjet komentuesit

    Shtatë ditë më pas, më 17 prill, u tregua më i rezervuar, ndërsa përsëriste se parashikimin ekzakt do ta bënte nga Kuçi i Vlorës.

    “Ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal” tha Rama.

    Kësaj radhe, nuk përmendi numër mandatesh, por iu referua numrit prej 74 mandatesh, që ka aktualisht në Kuvend. “Që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi”, u shpreh Rama, që aludoi për rritje simbolike në krahasim me rezultatin e katër viteve më parë.

    Listat e deputetëve të PS/ Mes përrallave të Ramës dhe realitetit të SPAK

    Por sot në datën 21 prill, ndërsa fliste me simpatizantët në Kavajë, kryeministri zbriti përfundimisht në tokë dhe i çoi pritshmëritë disa herë më poshtë: “Po e përsëris dhe një herë: edhe sikur bota të përmbyset, ne nuk marrim më pak se 71 mandate… PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate” u dëgjua të thotë Rama një parashikim, me të cilën mbyllet cikli i një ëndrre që filloi me 115 deputetë.

    Një lider i kujdesshëm politik nuk do të lëshonte në asnjë mënyrë mesazhe të tilla dekurajuese për mbështetësit e tij, të cilët në fillim i ndez me fitore plebishitare, por më pas, ai vetë, ia zbeh pritshmëritë dhe ia pret hovin e angazhimit gjatë fushatës. Të zbresësh reziltatin nga 115 deputetë tek minimumi i 71-shit, tregon më së paku kaos në komunikim.

    E nëse ky komunikim, bazohet në anketa dhe sondazhet që organizon vetë Partia Socialiste, kjo rënie graduale dëshmon minimalisht se as vetë Rama nuk i ka të sigurta pritshmëritë dhe rezultatin në 11 Maj.

    Dhe kjo është normale, po të llogarisësh se votat në Shqipëri ose i blen me para në dorë, ose i rrëmben me presionet për një vend pune, ose kur në terren për ty punojnë banditë që nuk i kap dot policia, e jo më t’i kapin sondazhet dhe anketat që bëhen me disa telefonata./ Nga Dorian Kodra për LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Berisha takime me biznese: Energjinë do ta paguani 6 lekë, përgjysmohet tarifa e ujit

    By LAJME 2405/04/20250

    Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të…

    Arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër

    25/04/2025

    Parashikimi i motit për sot: Kthjellime dhe vranësira

    13/05/2025

    Berisha në takimin e Italisë: Ramës iu anulua darka në Bruksel

    13/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.