Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: “Mercenar” “Rrogtar” “I paaftë”!
    POLITIKË

    Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: “Mercenar” “Rrogtar” “I paaftë”!

    By LAJME 2415/04/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj. Pas daljes nga institucioni i drejtësisë, Kryemadhi dha një deklaratë për mediat ku lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve aktualë të forcës politike që ajo vetë ka udhëhequr për vite me radhë.

    “Stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS,” deklaroi ajo para gazetarëve, duke akuzuar se brenda partisë ka pasur përpjekje për ta diskredituar publikisht dhe për ta përjashtuar politikisht. Kryemadhi foli për një “uzurpim” të Partisë së Lirisë nga persona që i quajti “mercenarë”.


    “Mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë,” u shpreh ajo, duke shtuar se kritikat ndaj saj nuk kanë lidhje me realitetin, por janë përpjekje për të mbuluar mungesën e angazhimit në terren. “Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë.”

    Pavarësisht toneve të ashpra, ajo theksoi se i qëndron besnike Ilir Metës dhe ftoi të gjithë mbështetësit e saj që të votojnë për të: “I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara.”

    Në vijim të deklaratës, Kryemadhi komentoi edhe mbi divorcin e saj me Ilir Metën, duke hedhur dritë mbi arsyet dhe origjinën e ndarjes. “Ishte Presidenti i PL që kërkoi një gjë të tillë,” tha ajo, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për të kërkuar një seancë pajtimi. Ajo theksoi se tashmë fokusi i saj është tek familja dhe fëmijët, duke e quajtur këtë periudhë si një “fillim i ri”.

    Përkundër gjithçkaje, Kryemadhi u shpreh sërish se do të angazhohet për fitoren e Ilir Metës më 11 maj, ku ai garon si kandidat në listën e hapur.

    Prononcimi i Kryemadhit pasi doli nga SPAK:

    Monika Kryemadhi: Kërkova leje për të ikur në Uzbekistan ku ishte unioni ndërparlamentar dhe unë jam anëtare e delegacionit të përhershëm… Prokuroria ka bërë ekspertizë financiare dhe do të përballim ekspertizën tonë me atë të SPAK…

    Pyetje: A ka persona të tjerë të dyshuar për këtë çështje?

    Kryemadhi: S’kam ndonjë interes të madh. I qëndroj atyre që kam thënë. Jam partizane e ndihmesës së njerëzve për t’i ndihmuar dhje krijuar hapësirën e tyre ku ka shkelje dhe vonesa të ndryshme. Kjo është njerëzore, në një ambient si Shqipëria, në një fshat të vogël marrëdhëniet janë të ngushta, ndihmojmë njëri-tjetrin. Por ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën. Duhet durim strategjik për t’i ccuar gjërat përpara.

    Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi.

    Unë vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi ikur dikush do ndërprerjen e marrëdhënievbe me mua, s’kam pse të pajtohem.

    Pyetje: Nuk është shkaktare politika siç pretendon Meta?

    Kryemadhi: Ishte justifikim mendoj. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

    Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara.

    Pyetje: Kë nënkuptoni me mecenar?
    Kryemadhi: Rrogëtarët që janë në bordero. Hyni dhe shikoni borderonë që ne s’kemi patur kurrë. Ata janë mercenarët. Besoj tek kthjelltësia politike e Metës pas kaq kohësh në izolim. Dalja në listë të hapur tregon se është kthjelluar politikisht për të ccuar sa më shumë vona në kutinë e votimit të opozitës. Për mua është shumë e vështirë, është problematike se kisha bërë plan të mos merresha fare. I ka obliguar të dalin në fushatë për të.

    Pyetje: Është morale të kandidojë kur akuzohet për pastrim parash?
    Kryemadhi: Ne i burgosim njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjmë gjëra të tjera për ta larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë. Drejtësia mund të jetë e kërkuar, por nes’kemi kërkuar një institucion drejtësie që të burgosim 300 veta.

    Pyetje: Si është një fillim i ri për ju pas divorcit, pas 25 vitesh martesë?
    Kryemadhi: Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithçka duhet të lëshosh gjithçka. Duke lëshuar çdo gjë nga e kaluara mund të fillosh diccka të re. Angazhimi im është në funksion të fëmijëve dhe jo gjërave të tjera. Është një erë e re për mua dhe familjen time.

    Pyetje: Filmin e përfunduat?
    Kryemadhi: Akoma jo prej fushatës. Nesër kemi lënë xhirime.


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Debati i Nokës me qytetarët në qendrën e votimit, Spiropali shkon në Vorë

    By LAJME 2411/05/20250

    Një debat ka ndodhur disa çaste më parë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike,…

    Qeveri tranzicioni në Kosovë? Si është pritur propozimi i LDK-së

    06/05/2025

    “The Guardian”: Skandalet me fëmijët, hijet që njollosën papatin e Franceskut

    23/04/2025

    Shkodër/ Arrestohet e moshuara që përplasi për vdekje këmbësoren

    20/04/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.