Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%
    • Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    Facebook Instagram LinkedIn YouTube
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Misteri i vdekjes së 27-vjeçares shqiptare në Itali/ Zbulohet mesazhi i fundit
    POLITIKË

    Misteri i vdekjes së 27-vjeçares shqiptare në Itali/ Zbulohet mesazhi i fundit

    By LAJME 2401/05/20255 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    “A mund të takohemi sot në zyrë?” Ky është mesazhi që Ermela Muhametaj, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare e gjetur e vdekur nën “Urën e Sherifit”, në zonën e Larinos në Itali, mbrëmjen e 28 prillit. Mesazhin ia kishte dërguar herët në mëngjes avokatit të saj i cili e kishte ndjekur atë dhe bashkëshortin e saj në procedurat e divorcit për njëfarë kohe.

    Pak pas orës 8 të mëngjesit të së hënës, gruaja e re, nënë e një fëmije gati 8 vjeç, i kërkoi avokatit një takim për të folur, me sa duket, rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jetonte bashkë prej disa muajsh. Pasi mësoi se avokati ndodhej jashtë shtetit, Ermela këmbënguli që të mund të takonte të paktën një përfaqësues të firmës ligjore. Takimi ishte caktuar për pasdite, por gruaja nuk shkoi kurrë në zyrat e avokatisë.


    Ky është një nga elementët që ka dalë në pah orët e fundit, i cili ngre dyshime të reja mbi hipotezën e vetëvrasjes së saj. Përpjekja për të ndërmarrë veprime ligjore, dëshira për të biseduar dhe madje edhe nxitimi për të takuar një avokat duken të papajtueshme me një gjest kaq të dëshpëruar dhe të planifikuar. Në qytetin e Montecilfone, zhgënjimi po ia lë vendin gjithnjë e më shumë mosbesimit.

    Ermela ishte një grua që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. E përshkruar nga fqinjët dhe të njohurit si “e edukuar, e rezervuar, e zgjuar, thellësisht e lidhur me të birin”. Fëmija jetonte me të dhe ai fëmijë ishte arsyeja e saj e jetesës. “Ishte jeta e tij”, – konfirmojnë ata që e njihnin në fshat. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga postimet e Ermelës në rrjetet sociale, një prej të cilave ishte ai me rastin e ditëlindjes së djalit të saj: “Djali im është rrahja e zemrës sime, arsyeja e çdo frymëmarrjeje time, plotësia ime, shpëtimi im. Thjesht gjithçka ime […] Ti do të rritesh deri në atë pikë sa unë nuk do të mund të të mbaj më në krahët e mi, por gjithmonë do të ketë vend për ty në zemrën time”.

    Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshorti i saj, një zejtar 52-vjeçar, i varur në një pemë nën mbikalimin që lidh Larinon me Biferninën. Ai i tha policisë se kishte dalë ta kërkonte, i shqetësuar për gjendjen e saj mendore. Ai e dha alarmin rreth orës 9 të mbrëmjes. Vdekja u konfirmua nga mjekët, të cilët mbërritën në vend bashkë me skuadrën e zjarrfikësve dhe Karabinierët. Prokurorët po punojnë pa ndërprerje për të rindërtuar orët e fundit të Ermelës. Telefoni celular i gruas shqiptare u sekuestrua dhe do të analizohet për të marrë elementë të dobishëm: mesazhe, kontakte, lëvizje.

    Marrja në pyetje e familjes, miqve dhe të njohurve të çiftit vazhdon. Bashkëshorti i saj u thirr të dëgjohet edhe një herë. Zyra e Prokurorit Publik të Larinos ka hapur një çështje penale për “nxitje të vetëvrasjes”, si një hap i nevojshëm për të vazhduar me hetimet. Për momentin nuk ka të dyshuar. “Në këtë moment, provat tregojnë për vetëvrasje”, – konfirmoi prokurorja Elvira Antonelli, “por vetëm autopsia do të nxjerrë në pah çdo devijim nga kjo hipotezë”.

    Autopsia do të kryhet të premten, më 2 maj, në morgun e spitalit San Timoteo, nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Foggias. Bashkë me ekspertët ligjorë do të jetë edhe një ekspert i caktuar nga bashkëshorti, në cilësinë e tij si i afërm i viktimës. Kjo ekspertizë, shpjegojnë burimet gjyqësore, mund të sjellë një pikë kthese. Do të jenë gjetjet shkencore që do të konfirmojnë varjen si shkakun e sigurt të vdekjes ose të tregojnë ndonjë anomali.

    Hetuesit – por aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për këtë – dyshohet se kanë gjetur edhe një shënim vetëvrasjeje të shkruar nga gruaja. Sipas të njëjtave burime ishin vetëm disa rreshta, ndoshta të lëna me qëllimin për të justifikuar gjestin. Megjithatë, ky element është gjithashtu objekt hetimesh. Në qarqet hetimore, nuk përjashtohet mundësia që mesazhi të jetë shkruar në një moment brishtësie të veçantë ose edhe nën presion.

    Ka edhe një hipotezë ekstreme, por jo tërësisht e përjashtuar, që Ermela mund të jetë shtyrë ose detyruar të shkruajë ato fjalë, ndoshta pas kërcënimeve ose presionit të fortë psikologjik. Hetimet do të sqarojnë origjinën, vërtetësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë. Në qytezën e Montecilfone, dhimbja është e ndërthurur me pyetje. Ermela kishte punuar për pak kohë në pritjen e emigrantëve.

    Ajo ishte integruar në mënyrë të përsosur në komunitet dhe vdekja e saj ka shkaktuar tronditje dhe zhgënjim. “Vdekja e saj lë një boshllëk të pambushshëm, veçanërisht për të voglin e saj Domenico”, shkroi kryebashkiaku Giorgio Manes, “Ermela ishte një person i veçantë, i njohur nga të gjithë për edukimin, gëzimin dhe bujarinë e saj.”

    Shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë që një nënë kaq e lidhur me të birin, e vëmendshme, përgjegjëse dhe e vendosur, mund të kishte vendosur ta linte atë përgjithmonë. Për momentin, ka vetëm heshtje dhe një pritje plot shpresë dhe ankth. Shpresa se e vërteta, cilado qoftë ajo, do të dalë në pah. ©LAJME24


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Plas fluska e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri | Rënie çmimesh dhe shitjesh mbi 30%

    29/06/2025

    Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë: Rënie shitjesh, kredi të kufizuara dhe një treg që po shembet

    28/06/2025

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Dumani tregon telefonatat me Behaj Bajrin: I kërkova 1.5 milion euro!

    By LAJME 2417/04/20250

    Dorasi i njohur i krimit të organizuar, Nuredin Dumani, ka zbuluar sot në sallën e…

    Rama si orakull: Pas pak ditësh shkoj në Kuç dhe shkruaj rezultatin e zgjedhjeve

    04/05/2025

    Këlliçi thirrje Urdhrit të Psikologut: Heshtja ndaj sjelljeve barbare, turp!

    21/04/2025

    Shqipëria mposht 2 me 0 Poloninë në “Air Albania”, renditet në vendin e parë në Grupin E

    11/09/2023

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    [elementor-template id="4187"]

    Facebook Instagram YouTube LinkedIn
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.