Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    Facebook Instagram LinkedIn
    FLASH NEWS
    • Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër
    • BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste
    • Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur
    • Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje
    • Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin
    • Sherri në Kashar, zbulohet çanta me euro në një makinë brenda perimetrit të KZAZ-së
    • Pas incidentit, rinis numërimi i votave në Kashar
    • Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
    Facebook Instagram LinkedIn
    LAJME 24LAJME 24
    • AKTUALITET
    • POZITIVITET
    • POLITIKË
    • KRONIKË
    • SHOWBIZ
    • SHËNDETI
    • TEKNOLOGJI
    • SPORT
    • SONDAZHE
    LAJME 24LAJME 24
    Home » Meloni vendos ura komunikimi në Washington/ Çështja e doganave dhe tarifave
    POLITIKË

    Meloni vendos ura komunikimi në Washington/ Çështja e doganave dhe tarifave

    By LAJME 2418/04/20253 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Email

    Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trumpu bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 përqind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë një marrëveshje korrekte”. Meloni gjithashtu u shpreh optimiste për një zgjidhje dhe e vlerësoi SHBA-në një “partnere besnike”.Qëllimi është, të gjendet një rrugë e mesme, por ajo tha se është e “sigurt, që do të mund të arrihet një marrëveshje”, tha Meloni.

    Meloni vendos “ura komunikimi”


    Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të qeverive europiane edhe kryeministrja italiane i kritikoi ashpër deklarimet e Trump për vendosjen e tarifave të reja doganore. Njëkohësisht ajo përpiqet për një marrëdhënie të mirë me presidentin eSHBA-së dhe u ofrua si ndërmjetësuese për vendosjen e “urave të komunikimit”. Meloni tha, se ajo do ta ftojë Trump në Itali dhe të peshojë mundësitë për të organizuar një takim me europianët e tjerë. Gjithashtu kryeministrja italiane pas kthimit nga Uashingtoni të premten (18.04.2025) do të takohet në Romë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance.

    Italia pranon objektivin e rritjes dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen

    Edhe e ardhmja e NATO-s ishte temë e bisedimeve Trump-Meloni në Uashington. Meloni theksoi në bisedë me Trump, se vendi i saj i përmbahet kuotës dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen. Në Europë ka vendosmëri për të bërë më shumë për mbrojtjen. Pak më vonë ministri italian i Financave Giorgetti e deklaroi këtë premtim para parlamentit në Romë. Italia sipas llogarive aktuale brenda këtij viti do t‘i rrisë në dy përqind të produktit bruto në vend shpenzimet për mbrojtjen dhe ne për sigurinë në vend” tha Giorgetti. Italia ndër vendet themeluese të NATO-s, është e vonuar sa i përket zbatimit të vendimit më 2014 për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Më 2024 shpenzimet e Italisë për mbrojtjen, sipas përllogaritjeve të NATO-s, ishin 1,49 përqind.

    Lavdërime nga Shtëpia e Bardhë

    Trump u shpreh plot lëvdata për vizitoren nga Italia: “Ajo është një kryemnistre e jashtëzakonshme. Mendoj, se ajo bën një punë fantastike në Itali. Ne jemi shumë krenarë për të. “Ndër kryeministrat europianë Meloni konsiderohet nga Trump si një ndër partneret më të preferuara për bisedime. Kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në janar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Trump në post dhe më parë e kishte vizituar atë edhe në rezidencën private në Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk u shpreh lidhur me pyetjen, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore. Por ai tha, se: “Ne nuk kemi probleme, për të arritur një marrëveshje me Europën apo me ndokënd tjetër.”/ DW


    Share. Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp Reddit Email
    LAJME 24
    • Website

    Ky lajm është i publikuar nga gazetari i LAJME 24 ( Klajdi ), cdo lajm i publikuar nga Klajdi mban këtë të drejtë autorsie. Klajdi është një gazetar me eksperiencë dhe i gatshëm të bëj më të mirën.

    Related Posts

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025
    LAJMET E FUNDIT

    Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

    15/05/2025

    BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

    15/05/2025

    Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

    15/05/2025

    Sherri në Kashar/ Sekretari i dhunuar i KZAZ jep detaje

    15/05/2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Për të mos u humbur
    POLITIKË

    Emrat/ Foto, ky është amerikani që vr*u gruan në Shkodër

    By LAJME 2402/05/20250

    Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku një turist ka vrarë…

    Nis me vonesë procesi i votimit në disa QV në Vlorë, 2 komisionerë largohen

    11/05/2025

    Shpallet procedura për kreun e ri të BKH, këto janë kriteret për kandidatët

    22/04/2025

    SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re

    05/05/2025

    LAJME24.net është një portal serioz që sjell në kohë reale lajme nga vendi e bota.

    Nisur nga cilësia e lajmeve LAJME 24 nisi misionin për të përmirësuar cilësinë e lajmeve dhe profesionalizmit në gazetari dhe media.

    Të gatshëm për të bashkëpunuar me audiencën për të sjell më të mirën dhe për të denoncuar shkelje e skandale që prekin interesin tuaj.

    Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe besimin!

    Na kontaktoni nëpërmjet opsioneve më poshtë!

    Denonco
    Kërkesë

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 LAJME 24 Designed by Google Developers.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Ad Blocker Enabled!
    Ad Blocker Enabled!
    Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please support us by disabling your Ad Blocker.